Astrit Lulushi’s Blog

27 Janar, 2009

Shpërblim financiar për rënie nga pesha

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 7:58 pm
Tags: ,


feetonscaleShumë kompani tani ofrojnë shpërblime financiare për të nxitur punojësit e tyre që të bien nga pesha. Por a është i efektshëm shpërblimi financiar? Një studim i ri tregon se po, të paktën për një farë kohe. Njerëzit që u paguan për të rënë nga pesha, humbën 3 herë më shumë kilogram sesa ata që nuk u shpërblyen për këtë qëllim. (more…)

Dietë mesdhetare e kombinuar

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 7:53 pm



mediterranean_diet1Njerëzit me sindromë metabolike janë gjithnjë e më shumë në rrezik për t’u prekur nga sëmundje në zemër për shkak të nivelit jo normal të sheqerit në gjak, kolesterinës dhe presionit të gjakut. Sipas një studimi, shtimi në dietën mesdhetare i një sasie të vogël arrash, bajamesh ose lajthish mund t’i ndihmojë ata që të përmirësojnë gjendjen e tyre.
(more…)

23 Janar, 2009

Me shkencëtarin e ri shqiptar Visar Belegu ne Institutin Kenedi Krieger

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
23-05-2006

Po t’i hidhet një vështrim historisë së emigracionit shqiptar, veçanerisht atij në Amerikë vihet re, se 100 vjet më parë shqiptarë mund të gjeje në çdo rrugë kryesore të qyteteve të mëdha duke punuar si shitës frutash e pronarë kjoskash, ndërsa sot ata mund të shihen duke punuar edhe në institucionet më të rëndësishme qeveritare, politike, arsimore e shkencore kudo në Shtetet e Bashkuara. (more…)

16 Janar, 2009

Raport i UNICEF-it mbi vdekshmërinë e grave gjatë lindjes

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 12:54 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës

unicef1 mijë e 500  gra vdesin cdo ditë gjatë lindjes si pasojë e komplikacioneve të shtatzanisë. Sipas raportit të Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, UNICEF, më shumë se 500 mijë gra vdesin cdo vit gjatë periudhës së shtatzanisë ose lindjes. (more…)

13 Janar, 2009

Disa barna kundër astmës, të dëmshme

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 1:51 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës

symbicortDisa barna mjaft të përdorëshme për trajtimin e astmës mund të mos jenë shumë përfituese për fëmijët, thuhet në një studimi qeveritar. Por sipas studimit të agjencisë amerikane për ushqimet dhe barnat, këto ilaçe duket se nuk pakësojnë ose nuk lehtësojnë simptomat e astmës tek fëmijët, (more…)

Gripi këtë vit, rezistent ndaj ilaçeve

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 1:30 pm

Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës

TAMIFLUEkspertët amerikanë të shëndetësisë thonë se gripi këtë vit është rezistent ndaj shumë prej barnave të zakonëshme  antivirusalë dhe shqetësohen se një gjendje e tillë mund të bëhet shkak për më shumë shtrime në spital e vdekje sesa më parë si pasojë e gripit. (more…)

Procedurë e re për ndërrimin e valvolës në zemër

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 1:35 am
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës

valve_pic6Një grup mjekësh në Nju Jork po përdorin një  mënyrë të re jo-kirugjike për zevendësimin e valvolës së zemrës tek pacientët kardiakë. Deri tani nga kjo metodë kanë përfituar qindra vetë. Mjekët shpresojnë se procedura e re do të zshmangë nga përdorimi mënyrën kirurgjike për zevendësimin e valvulës në zemër, që kryehet me një prerje gjatësore në kafazin e kraharorit të pacientit. (more…)

6 Janar, 2009

Anoreksia, çrregullim psikik


anoerxiaRreth 10 milionë  gra e 1 milionë burra në Shtetet e Bashkuara vuajnë nga anoreksia, që shkaktohet nga gjendja psikike. Megjithëse ky çrregullim vihet re më shumë në vendet e zhvilluara, edhe njerëzit në vendet në zhvillim vuajnë prej tij. (more…)

Sy bionik që premton shumë

Filed under: Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 10:26 am
Tags: , , ,


sybionikShkencëtarë në Shtetet e Bashkuara dhe Australi po përdorin pajisje të reja eksperimentale, të quajtura sy bionikë, për të ndihmuar kthimin e shikimit tek të verbërit. Kjo është një teknologji e ngjashme me pajisjet e vendosura në vesh për të ndihmuar dëgjimin. Të dyja këto pajisje nxisin fijet nervore të lidhura me trurin duke i ndihmuar personat të shikojnë e dëgjojnë. (more…)

2 Janar, 2009

Shëndeti në vitin 2008

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 4:23 pm
Tags: , , , , ,

medicinesymbolNdërkohë që të gjithë mendojmë për ndryshimet që duam të bëjmë në jetën tonë personale me fillimin e vitit të ri 2009, një nga premtimet mund të jetë të tregojmë më shumë kujdes për shëndetin. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Melinda Smith i hedh një vështrim lajmeve të mira dhe të këqia në fushën e shëndetit gjatë vitit 2008. (more…)

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.