Astrit Lulushi’s Blog

6 Janar, 2009

Anoreksia, çrregullim psikik



anoerxiaRreth 10 milionë  gra e 1 milionë burra në Shtetet e Bashkuara vuajnë nga anoreksia, që shkaktohet nga gjendja psikike. Megjithëse ky çrregullim vihet re më shumë në vendet e zhvilluara, edhe njerëzit në vendet në zhvillim vuajnë prej tij.Pamjet e modeleve në revista janë imazhe që ndikojnë mënyrën se si gratë e vajzat shohin veten e tyre. Duke parë këto imazhe të bukurisë, edhe ato duan t’u ngjajnë.

Studimet tregojnë se 80 përqind e vajzave dhe grave amerikane janë të pakënaqura me trupin e tyre. Megjithëse jo të gjitha preken nga anoreksia.

Anoreksia është sëmundje psikike me pasoja të mundshme vdekjeprurëse. Njerëzit e prekur prej saj mendojnë se janë mbipeshë edhe nëse jo të tillë. Ata nuk hanë dhe stërmundojnë trupin me ushtrime fizike. Anoreksia mund të çojë në kequshqim, osteoporozë dhe probleme në zemër. Anoreksia mund t’a shtyjë personin edhe në vdekje të parakohëshme ose vetëvrasje.

Ekspertëtë thonë se shkaktarë të anoreksisë janë mungesa e vetëbesimit, vështirësitë në marrëdhënie me të tjerët dhe trysnia kulturore. Anoreksia është e vështirë për t’u trajtuar. Ekspertët thonë se vetëm 25 për qind e rasteve me anoreksi mund të trajtohen suksesshëm, nëse trajtimi fillon në kohë.

3 Koment »

  1. Te flasesh per shendetin eshte rrespektim ndaj vehtes e shoqerise per nje te ardhme me te mire e te shendeteshme. Shendeti i mire, e mendja e shendoshe e progresive i sherben te ardhmes se ndritur e Paqes ne Bote. Rrespekte e pergjithmone rrespekte per JU e stafin Tuaj

    Koment nga petrit — 7 Janar, 2009 @ 12:50 pm | Përgjigjuni

  2. deshiroj te di me teper per semundje te tjera psiqike

    Koment nga tinaa — 3 Prill, 2011 @ 3:40 pm | Përgjigjuni

  3. valla pajtohem me tinen :d
    edhe une du me dit edhe per tjera semundje psiqike
    ju lutna :s plx

    Koment nga genta — 3 Prill, 2011 @ 3:46 pm | Përgjigjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: