Astrit Lulushi’s Blog

27 Janar, 2009

Shpërblim financiar për rënie nga pesha

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 7:58 pm
Tags: ,


feetonscaleShumë kompani tani ofrojnë shpërblime financiare për të nxitur punojësit e tyre që të bien nga pesha. Por a është i efektshëm shpërblimi financiar? Një studim i ri tregon se po, të paktën për një farë kohe. Njerëzit që u paguan për të rënë nga pesha, humbën 3 herë më shumë kilogram sesa ata që nuk u shpërblyen për këtë qëllim. Sipas studimit, paraja mund të jetë një faktor motivues i fuqishëm për të ulur peshën trupore. Mjekët pranë universitetit të Pensilvanisë morrën në shqyrtim 57 persona që përpiqeshin për të rënë nga pesha gjysmë kilogrami në ditë për 16 javë. Ata u ndanë në dy grupe. Pjesmarrësve të njërit grup nuk iu dha shpërblim financiar për të rënë nga pesha. Antarëve të grupit tjetër iu dha një shumë prej 100 dollarësh secilit. Në fillim të studimit, këtyre iu tha që të depozitonin një shumë të hollash në ditën e parë të çdo muaji. Në se binin nga pesha atyre iu ktheheshin paratë si dhe u jepej një shumë tjetër si shpërblim. Rezultatet treguan se personat e paguar për të rënë nga pesha humbën 6 kilogram ose tre herë më shumë sesa personat e grupit tjetër që humbën vetëm 2 kilogram. Por kur ndikimi i parave u hoq, gjendja ndryshoi. Autorët e studimit thonë se 7 muaj më vonë, këta persona kishin rifituar 25 deri 50 përqind të kilogramëve të humbur, gjë që lë të kuptohet se njerëzit kanë nevojë për një nxitje të brendëshme apo vullnet, dhe se se pakësimi i peshës trupore duhet të shihet më tepër si shpërblim dhe jo si detyrim.

1 Koment »

  1. kam deshire te dobesohem por nuk mundem

    Koment nga lula — 5 Nëntor, 2010 @ 3:55 pm | Përgjigjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: