Astrit Lulushi’s Blog

3 Shkurt, 2009

Të mirat e dietës dhe diabeti

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 5:13 pm
Tags: ,


DietPersonat me diabet të tipit 2 mund të përfitojnë nga një dietë me nivel të ulët glycemie apo sheqeri, që përbëhet nga ushqime të tilla si fasule, makarona, të cilat nuk e ngrejnë nivelin e sheqerit në gjak aq shumë sa patatet ose biskotat. Një studim i ri tregon se pacientët me diabet të tipit 2 që ndoqën dietën me nivel të ulët glycemie për 6 muaj, patën një kontroll më të mirë të nivelit të sheqerit në gjak në krahasim me pacientët që ndoqën dietë me ushqime të pasura me fibër.

Një ndryshim i vogël në dietë mund t’i ndihmojë personat me diabet për të patur një kontroll më të mirë të nivelit të sheqerit në gjak. Sipas një studimi, kryer nga shkencëtarë pranë universitetit të Torontos, pacientët me diabet të tipit 2 që ndoqën dietën me nivel të ulët glykemi, patën një përmirësim në nivelet e sheqerit në gjak sesa pacientët që ndoqën dietën me ushqime të pasur me fibër. Dieta me sheqerna të pakta, përbëhet nga ushqime që nuk shktaojnë rritje të ndjeshme të nivelit të sheqerit në gjak dhe përbëhet nga fazule të zeza, makarone dhe shume fruta e perime. Dieta me nivel të lartë fibre përbëhet nga ushqime ngjyrë ikafeje si  patatet me lëkurë, oriz ngjyrë kafeje dhe buka e zezë.

Pas 6 muajsh, pacientët që ndoqën dietën me nnivel të ulët glycemie kishin nivele të ulta glukoze dhe në përiudhë afatgjatë një nivel më pak të luhatshëm sheqeri në gjak. Ata gjithashtu ranë nga pesha 1 kilogram më shumë sesa pacientët që iu nënshtruan ditetës me ushqime të pasura me fibër. Kjo rënie nga pesha duket se shpjegon edhe përse shëndeti i tyre u përmirësua më shumë. Ekspertët thonë se ushqimet me nivele të ulta glycemie, treten më ngadalë nga organizme duke bërrë që sheqernat të çlirohen më ngadalë, gjë që ndihmon në rastet me diabet të tipit 2.

1 Koment »

  1. ngranja e ushqiit me diabet te tipit 2

    Koment nga Jakup — 14 Korrik, 2010 @ 4:02 am | Përgjigjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: