Astrit Lulushi’s Blog

10 Shkurt, 2009

Mënyrë e re kimoterapie

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 1:27 pm
Tags: ,


stomach_diagramKudo që kanceri shfaqet, në gji, lëkurë e zorrën e trashë, ai shpeh përhapet në mëlci duke u bërë më vdekjeprurës  Por tani, për disa pacientë, një trajtim i ri eksperimental po ndikon për tkurrjen e tumoreve.
Linda Kempbell ka kohë që ka mposhtur kancerin në lëkurë, ose kështu kishte menduar, sepse verën që kaloi mjekët zbuluan se tumoret ishin përhapur në mëlçi. Aq i madh ishte numri i tyre, sa ata e kishin të vështirë edhe për t’i numëruar. Kjo e dëshpëroi shumë Lindën. Ajo nuk kishte ditë që të mos qante. Me kancer në mëlçi, pak pacientë mbijetojnë më shumë se një vit.

Mjekët i thanë Lindës që t’i nënshtrohej një trajtimi të ri eksperimental; një lloj kimoterapie, gjatë së cilës qelizat kanceroze goditen me doza 10 herë më të larta sesa gjatë kimoterapisë e zakonëshme.

Doktor Riçard Aleksandër pranë qëndrës mjekësore të Merilandit, thotë se kur doza e kimoterapisë shtohet në një pjesë të trupit ku tumoret janë të pranishëm, po ashtu shtohet edhe efektshmëria e trajtimit.

Sfida e deri tanishme e përdorimit kësaj metode është se si të veprohet pa dëmtuar pjesët e shëndetëshme të organizmit. Gjatë kësaj mënyre eksperimentale mjekët fusin një tub deri në mëlçi dhe për 30 minuta i bombardojnë tumorët me kimo. Për të mos lejuar që ilaçi kimoterapik të prekë pjesën tjetër të trupit, mjekët marrin gjakun, tashmë të ngarkuar me kimo, ndërsa ai del nga mëlçia dhe e kalojnë atë në një filtër të jashtëm për të hequr kimon. Pastaj ky gjak i filtruar futet përsëri në trup.

Pas katër muajsh trajtimesh me këtët metodë eksperimentale, imazhet tregojnë se tumoret në mëlçi janë zvogëluar a tkurrur tek 50 përqind e pacientëve.

5 Koment »

  1. urime mjekeve per rrezultatet e arritura ne luften kunder kancerit.Pershendetje dhe urime te perzemerta

    Koment nga Patriot — 8 Gusht, 2009 @ 11:08 am | Përgjigjuni

  2. urime mjekeve

    Koment nga merita duka — 18 Dhjetor, 2009 @ 9:35 pm | Përgjigjuni

  3. do te doja te ndihmoja nje miken time

    Koment nga merita duka — 18 Dhjetor, 2009 @ 9:36 pm | Përgjigjuni

  4. po ne shqiperi pse nuk perdoret

    Koment nga liria — 25 Janar, 2010 @ 9:22 pm | Përgjigjuni

  5. do te shpetonin shume vete

    Koment nga liria — 25 Janar, 2010 @ 9:24 pm | Përgjigjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: