Një studim i ri tregon se dhimbjet e kokës nga migrena dhe sëmundjet mendore ndonjëherë shkojnë krah për krah. Mjekët morën në shqyrtim mbi 600 persona me migrenë dhe panë se ata ndodheshin në një shkallë më të lartë rreziku për t’u prekur nga një sërë çregullimesh mendore, përfshi depresion, sulme paniku dhe fobia apo frika. (more…)
17 Shkurt, 2009
Migrena lidhet me çrregullimin mendor
Mbarëvajtja në shkollë dhe e ardhmja
Sipas një studimi 40 vjeçar, të rinjtë që shkelin disiplinën në shkollë kanë më shumë gjasa që të provojnë një sërë problemesh kur të rriten. Ata nxënës për të cilët mësuesit thonin se ishin sjellë keq në shkollë kishin më shumë gjasa që kur rriteshin prekeshin nga depresioni e ankthi, divorci, si dhe ndesheshin me vështirësi financiare. (more…)
Mbipesha trupore dhe kanceri
Shkencëtarët thonë se mbipesha trupore tek gratë shton rrezikun e prekjes nga kanceri në vezore. Gjatë një studimi, mjekët vëzhguan për 7 vjet gjendjen e 90 mijë grave dhe zbuluan se gratë mbi peshë ishin 80 përqind më në rrezik për t’u prekur nga kanceri në vezore. Megjithatë, ata vunë re se vetëm disa gra dukej se ndodheshin në rrezik më të madh. (more…)