Astrit Lulushi’s Blog

Shkurt 24, 2009

Kodi gjenetik i viruseve të gripit

Filed under: Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 2:03 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës

grip-virusShkencëtarët janë pranë zgjidhjes së misterit të të ftohurit të zakonshëm ose gripit. Në fakt deri tani ata kanë zbuluar se ekzistojnë rreth 100 viruse të ndryshëm që shkaktojnë të ftohur po aq të ndryshëm, që duken njësoj të zakonshëm.  Shkencëtarët kanë deshifruar përbërjen gjenetike për të gjitha viruset që shkatojnë të ftohurin dhe kanë krijuar një hartë ose “pemë familjare” për të kuptuar se si këto viruse lidhen me njëri tjetrin. Duke krahasuar ngjashmëritë me viruseve, shkencëtarët shpresojnë të zbulojnë edhe  mënyrën për t’i luftuar ato.

Një kurë për të ftohurin e zanoshëm ende nuk ekziston, por mjekët sot janë një hap më pranë kësaj kure, falë një zbulimi gjenetik të viruseve që shkaktojnë të ftohurit.

Deri tani, shkencëtarët kanë zbuluar 99 viruse që përbëjnë rhinovirusin dhe është kjo shumëllojshmëri e jashtëzakonshme në numër që e bën të ftohurit kaq të vështirë për ta mposhtur. Sipas një studimi të kohëve të fundit, shkencëtarët kanë zbërthyen përbërjen gjenetike të të gjitha viruseve të të ftohurit për të krahasuar ngjashmëritë dhe dallimet. Shkencëtarët zbuluan se rhinovirusi ka aftësi të vazhdueshme ripërtërirëse dhe përshtatëse – çka bën që një person mund të preket nga dy viruse të ndryshme të ftohurish, që ndërthurren duke krijuar një formë të re të ftohuri dhe kështu është përftuar një virus i tretë.

Kjo aftësi për ndryshueshmëri e përshtatje do të thotë se ka shumë pak të ngjarë që shkencëtarët të krijojnë një vaksinë kundër të ftohurit. Por duke krahasuar viruse të ndryshme, shkencëtarët shpresojnë të njëjtësojnë format dhe mënyrat sesi këto viruse ndryshojnë. Duke parashikuar ndryshimet në virus, shkencëtarët do të jenë në gjendje të gjejnë mënyra më të mira për t’a luftuar atë e ndoshta për të zhvilluar barna më të efektshme antivirusale. Ndërkohë, mënyra më e mirë për të mposhtur të ftohurit ose gripin mbetet shmangja e tij duke fjetur mjaftueshëm, duke qëndruar larg personave të prekur nga të ftohurit dhe duke larë duart rregullisht.

Reklama

1 Koment »

  1. une mendoje ,shume eshte cekur mire se ne kur te flejme me gjate psh. njo 12 ore njeriu e ndihen veten shume me mire dhe i pushueshem sigurishte,dhe gjate fjetjes gjate shume bakterie largohen ,ose vdesin ,si psh. ne goje !
    por vete e kame provue se kur fleje pake 2ose 3 ore shume keq behet organizmi
    dhe mbas andej as nuk te vjen ushqimi i shijshem, sikur te flejshe gjate 10 -12 ore,psh jo me flete nga 3 ose 4 ore diten e mbase andej edhe naten me fjet ,d.m.th.me nderprerje,shume keq ashte organizmi ndihet,por pa mare parasish kur flen vetem gjate ashte me flete pa nderprerje shume me mire aashte permbi 8 ore se une valla fleje shume 10 ore ose 12 ore ,psh.keshtu rri edhe pa gjume shume 20 ore e me shume por si bi me fjete nuk zgjohem pa u ngihe tu fjete…

    Koment nga clirimi — Shkurt 11, 2010 @ 5:33 am | Përgjigjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: