Astrit Lulushi’s Blog

24 Shkurt, 2009

Mite mjekësore

Filed under: Kulture,Mjekesi — astritlulushi @ 2:16 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës

karamele11Prindërit vazhdimisht fajësojnë sheqerin se i bën fëmijët e tyre hiperaktive, por studimet tregojnë se nuk ka faj sheqeri – por janë prindërit të cilëve u është fiksuar se hiperaktiviteti i fëmijëve vjen prej tij – shkaktarët nuk janë karamelet a ëmbëlsirat me rastin e festave, por vetë festat, gëzimi i tyre. Sipas shkencëtarëve të shkollës mjekësore pranë  universitetit të shtetit Indiana, të paktën 12 studime tregojnë se prindërit automatikisht mendojnë se hiperaktiviteti i fëmijëve vjen nga që ata kanë konsumuar sheqer, edhe kur fëmijët aktualisht hanë ushqime pa sheqerna.

Një tjetër mendim i gabuar është se rastet e vetëvrasjeve shtohen gjatë periudhës së festave. Në fakt, statistikat tregojnë se numri i vetëvrasjeve është më i ulët gjatë stinës së dimrit.

Bima tropikale amerikane Poinsetia e njohur për lulet e saj të kuqe nuk është helmuese. Ndërkohë, mjekët nuk e rekomandojnë atë për përdorim qoftë edhe në formë shurupi, megjithëse nuk është regjistruar asnjë rast vdekjeje prej saj. Madje  shumë njerëz nuk kanë nevojë as për trajtim mjekësor pas konsumimit të saj.

Një tjetër studim tregon se ngrënia natën nuk shkakton dhjamosje të trupit pasi kaloritë janë njësoj si në mëngjes, në drekë e në mbrëmje. Gjithashtu, njeriu nuk e humbet 40 përqind të nxehtësisë trupore nëpërmjet kokës – shifra e vërtetë është ndoshta 10 përqind. Dhe së fundi, por jo e fundit,  gjatë darkës festive nuk rekomandohet shumë alkohol sepse deri tani nuk është gjetur ndonjë kurë e suksesëshme për dhimbjet kokës me të cilat njeriu zgjohet e pasi ka pirë gjithë natën.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: