Astrit Lulushi’s Blog

Shkurt 26, 2009

Udhëheqësit e Kosovës në festimet e përvjetorit të pavarësisë në Uashington

Filed under: Diaspora,Kulture — astritlulushi @ 2:05 pm
Tags: , , , , , , ,

Udhëheqësit e Kosovës në festimet e përvjetorit të pavarësisë në Uashington
 ,    

kosova_11Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara organizoi mbrëmë një pritje me rastin e përvjetorit të pavarësisë dhe vizitës së udhëheqësve më të lartë të Kosovës në Uashington. Pritja u zhvillua në një sallat e hotelit “The Embassy Suites”, ku morën pjesë qindra shqiptarë të ardhur nga mbarë Amerika, si dhe kongresmenë e zyrtarë të Departamentit të Shtetit.Pritja e mbrëmshme erdhi pas një dite të ngjeshur pune të delegacionit të nivelit të lartë nga Kosova, i përbërë nga presidenti Fatmir Sjediu, kryeministri Hashim Thaçi dhe Ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni, ku ata u takuan me ambasadorë të vendeve të ndryshme të akredituar në Uashington, që e kanë njohur, ose pritet ta njohin së shpejti Kosovën “Kjo mbrëmje të zgjon emocione të thella, që tregon se sa shumë e kanë pritur e aspiruar shqiptarët e Kosovës për të patur një shtet të vetin”, – thotë ambasadori Morton Abramoviç, i pranishëm në mbrëmje.  At Anton Kqira, i ardhur nga shteti Miçigan, thotë se kjo mbrëmje me pjesmarrje kaq të gjerë dhe plot gjallëri, është edhe shprehje e tërthortë e besimit që shqiptarët, por edhe të tjerë të pranishëm kanë për suksesin e Kosovës si shteti më i ri i pavarur në botë. Ky besim është i përbashkët, thotë presdienti Fatmir Sejdiu, i cili falenderoi shqiptarët e diasporës për ndihmën e dhënë për arritjen e kësaj dite, pavarësinë e Kosovës. Ndërsa kryeministri Thaçi tha se kjo pjesmarrje kaq e gjërë tregon besimin që shqiptarët kanë në institucionet e Kosovës.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: