Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes
Dita, cdo ditë, e një personi me autizëm është e mbushur me ankth, izolim e keqkuptim. Sjelljet dhe shprehjet nga më të thjeshtat për një njeri normal, shpesh duken pa asnjë kuptim ose të ndërlikuara për ata që vuajnë nga autizmi. Kjo vjen për shkak të dallimeve neurologjike midis një njeriu normal dhe një tjetri me autizëm, që do të thotë se ata kanë probleme në të folur e të kuptuar qoftë edhe konceptet më të thjeshta . Autizmi është një sëmundje jo e rrallë; 1 në çdo 150 fëmijë në Shtetet e Bashkuara preket prej saj.
Kohët e fundit, një grup shkencëtarësh britanikë dolën me një pajisje të re të quajtur “Transporter” ose Transportues pamjesh e figurash shprehëse që përmirësojnë jetën e fëmijëve me autizëm. Këta fëmijë të ulur përpara televizorit përqëndrohen në pamje multiplikative që dërgon pajisja dhe angazhohen në diskutim e marrin pjesë në tregim. Mbi pamjet prej kartoni vendosen fytyra njerëzish që shprehin ndjenja nga më të ndryshmet, gëzim, hidhërim, habi, turp në varësi me ngjarjet që tregohen. Një fëmijë normal duke i parë ato ështëë në gjendje të përshkruajë e dallojë fytyrat e karaktereve. Por një fëmijë me autizëm ka probleme në komunikimin e ndjenjave. Duke e mbajtur shikimin të shpërqëndruar ai shmang fytyrat e të tjerëve dhe nuk është në gjendje të lexojnë emocionet e tyre. Pamjet e transmetuar nëpërmjet Transportuesit i nxisin fëmijët me autizëm pikërisht që të përqëndrohen. Eksperimenti me këtë pajisje u krye nga një grup shkencëtarësh në universitetin e Kembrixhit në Angli. Drejtuesi i grupit, doktor Simon Baron-Kohen thotë se nëpërmjet shoqatave bamirëse rreth 40 mijë aparate të tilla iu dhanë familjeve që kanë fëmijë me autizëm dhe sipas të dhënave, gjendja e këtyre fëmijëve është përmirësuar ndjeshëm.
jam hekurani nga djermania,elexova artikullin dhe me pelqeu.
djali im esht autist mosha 10 vjeqar,jam i interesuar per nje kesi lloj aparati sa kushton e sa kushton.
ju pershendet hekurani gjermani
Koment nga hekurani — 13 Shtator, 2009 @ 2:41 pm |
e kame vajzen me autizem, si mund ta porosis edhe une paisjen transporter, pres pergjigjjen tuaj,
Koment nga violeta — 3 Dhjetor, 2009 @ 12:19 pm |
hello
edhe une jam nje nene e cila femiu im vajza ne mosh 4 vuna nga autizi e lexov kte artiku edhe jam e iteresun per ket apart si asht mundur te kontaktoim me jua ju pershedet blerta
Koment nga blerta — 23 Dhjetor, 2009 @ 6:56 am |
Jam nga kruja ,kisha nevoje per nje pajisje per femijen tim qe e kam me autizem.Eshte 5 vjec .Kisha shum nevoje per ndihmen tuaj ju lutem me ndihmoni.
Koment nga ada — 15 Qershor, 2010 @ 7:01 am |
esht nje artikull shum i mir per femijet me semundjen me autizem, ju kisha lut qe te publikoni me shum materiale rreth ktyre artikujve per femijet qe vuajn nga smundja me autizem kisha pas deshir me dit qysh prej fillimit krijohet nje smundje e till edhe pse un nuk kam askend me ket smundje mirpo kam deshir me dit per ket smundje shum dhe se a munden me pas fmijet me autizem diqka te ngjashem me femijet me syndrom down ju faleminderit per mirkuptim
Koment nga shqipja — 7 Korrik, 2010 @ 7:50 am |
Prindi i brengosur
E kam vajzën 4 vjeç e 9 muaj. Vuan po ashtu nga “Autizmi”. Pasi lexova artikullin nga zt. Lulushi’s Blog shpreh dëshirën time të madhe që vajza ime ‘e cila paraqet botën time në miniaturë’ ta ketë atë pajisje me shpresë se do t’i zvogëlohen pasojat që i ka. Ju lutem m♪ ndihmoni! Ju faleminderit për mirëkuptim.
Gjithë të mirat dhe sukses redaksisë tuaj!
Koment nga Rrahim — 8 Shtator, 2010 @ 12:23 pm |
kam qunin 5v qe vuan nga autism ju kisha luturt ku munde te gjej ket apart jam shum e interessun nes ka mundsi per mes kesaj posteelektronike na lamroni ju pershendes Eliza kastrati
Koment nga liza — 8 Janar, 2011 @ 9:06 am |
kumund te gjendet ky aparat ne itali ? ju lutem pergjigjuni ju lutem
Koment nga yllka — 7 Dhjetor, 2011 @ 11:35 am |
e kam vajzen 3 vjeqare qe esht e prekne me autizem ju lutem me ndihmoni si ta gjej ket aparat
koment nga nisa-dhjetor 17 12 2011 ora 10………….49 pergjigjuni…….
Koment nga edonisa — 18 Dhjetor, 2011 @ 9:58 am |
Ndonje shoqate bamirëse vendase ose nderkombetare me dege ne rrethin ku ju banoni mund t’ju ndohmoje ne kete drejtim.
Koment nga Astrit Lulushi — 18 Dhjetor, 2011 @ 3:18 pm |