Astrit Lulushi’s Blog

3 Mars, 2009

Trajtimi i goditjeve në tru

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 12:48 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi,  Zëri i Amerikës

brain1Mjekët australianë po përdorin një mënyrë të re për trajtimin e goditjeve në tru duke kryer një ndërhyrje intravenoze që çbllokon arterin dhe shpëton pacientin nga vdekja ose paaftësia kronike. Ka disa muaj që mjekët në spitalin mbretëror në Melburn po përdorin me sukses ndërhyrjen intravenoze tek pacientët që pësojnë goditje në tru. Në raste të bllokimit të artereve të gjakut në tru, pacienti merr ilaçe për shpërbërjen e grimcave të gjakut që bllokojnë qarkullimin. Me metodën e re, mjekët fusin në arter një pajisje i përbërë nga tel i hollë spiral që shtyhet në venë derisa prek grimcën që ka bllokuar rrjedhën e gjakut dhe e shpërbën atë. Efekti është i menjëherëshëm, rrjedha e gjakut çbllokohet dhe pacienti e merr veten shumë shpejt, pa ndonjë pasojë. Mjekët shpresojnë se gjithnjë e më shumë pacientë mund të përfitojnë nga kjo teknologji e re, e cila pritet të pakësojë dukshëm rastet e vdekjeve dhe paaftësitë kronike që shkaktohen nga goditja në tru.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: