Astrit Lulushi’s Blog

10 Mars, 2009

Vlerat e skanimit

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 12:50 pm
Tags: , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

scan1Njerëzët që ndjejnë dhimbje në shtyllën kurrizore shkojnë tek mjeku duke menduar se shkaku i dhimbjeve mund të zbulohet nëpërmjet një skanimi. Por kërkimet në këtë fushë tregojnë se skanimet rutinë  nuk ndihmojnë  edhe aq shumë sepse rezultatet e këtyre analizave nuk përmirësojnë mënyrat e trajtimeve. Ekspertët rekomandojnë që skanimi të përdoret vetëm nëse mjekët dyshojnë për shkaqe serioze të   dhimbjeve.

Rreth 85 përqind e amerikanëve përjetojnë dhimbje  në pjesën e poshtme të shtyllës kurrizore në një a më shumë raste. Udhëzimet klinike për zbulimin e shkaqeve të këtyre dhimbjeve nuk rekomandojnë përdorimin rutinë të skanimeve, por megjithatë shumë pacientë u nënshtrohen skanimit. Ekspertët pranë qëndrës mjekësore të universitettit të shtetit Oregon morrën në shqyrtim shëndetin e pacientëve që i ishin nënshtruar analizës  me skanim dhe të atyre që nuk kishin kaluar në këtë aparat. Të dhënat treguan se skanimet nuk i kishin ndihmuar ata për t’u shëruar më shpejt, apo për të lehtësuar dhimbjet. Kjo për arsye se trajtimi është i njëjtë me apo pa skanim dhe se dhimbjet tek shumë pacientë pakësohen pas trajtimit me tableta kundër dhimbjeve, apo me terapi fizike, ose ushtrime të lehta si ecje e notim.

Skanimet u kushtojnë pacientëve dhe spitaleve më shumë para si dhe i ekspozojnë pacientët ndaj rezeve radioaktive. Ekspertët thonë se mjekët duhet të rekomandojnë kryerjen e skanimeve vetëm nëse dyshojnë për ndonjë problem të rëndë siç janë dëmtim fijesh nervore ose kancer.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: