Astrit Lulushi’s Blog

17 Mars, 2009

Dieta mesdhetare ndihmon trurin

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 1:03 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

food-medicineNdjekja e një diete të llojit mesdhetar mund të ndihmojë mbrojtjen e trurit nga plakja. Shkencëtarët morrën në shqyrtim një grup të moshuarish me funksion normal mendor dhe një grup tjetër të moshuarish që kishin probleme. Ekspertët vunë re se personat që përdornin më shpesh ditetë me shumë perime e me pak yndyrna kishin më pak gjasa të prekeshin nga dobësimi i funskioneve mendore, përfshi pakësimin mundësisë për t’u prekur nga alcajmeri.

Dihet se njerëzit që ndjekin dietë mesdhetare, e cila përfshin perime, nënprodukte drithërash, peshk dhe yndyrna të shëndetëshme si vaji i ulliri, preken më pak nga sëmundje të zemrës dhe diabeti. Studimi i ri lë të kuptohet se kjo lloj dietë mund të ndihmojë edhe trurin.

Mjekë nga universiteti Kolumbia morrën në shqyrtim mbi 1 mijë e 800 persona mbi moshën 65 vjeçare, shumë prej të cilëve në fillim të studimit kishin  një funksion normal mendor. Rreth 25 përqind e pjesmarrësve kishin probleme me kujtësën në një shkallë të moderuar. Gjatë 5 vjetëve, personat që ndoqën më shpesh dietën mesdhetare kishin më pak gjasa t’u prekur nga dobësimi i funksioneve mendore. Ata që në fillim të studimit nuk kishin probleme me kujtesën dhe ndoqën dietë mesdhetare, pakësuan 28 përqind rrezikun e humbjes së moderuar të kujtesës. Ndërsa ata që ndoqën këtë dietë dhe në fillim të studimit kishin probleme me kujtësën në një shkallë të moderuar, në përfundim të këtij studimi ishin 48 përqind më pak në rrezik që gjendja e tyre të shndërrohej në alcajmer.

Shkencëtarët thonë dieta mesdhetare ka të mira të shumëfishta – ndihmon mbrojtjen e trurit, ndikon në uljen e nivelit të sheqerit dhe kolesterinës në gjak dhe pakëson rastet e pezmatimeve në organizëm.

2 Koment »

  1. mire jo keq…per dietat mesdhetare

    Koment nga jurgena — 19 Janar, 2010 @ 9:35 pm | Përgjigjuni

  2. po them pse nuk keni shtuar dhe dicka rreth keq ushqyerjes

    Koment nga jurgena — 19 Janar, 2010 @ 9:37 pm | Përgjigjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: