Astrit Lulushi’s Blog

17 Mars, 2009

Ushtrimet e jogës zbusin dhimbjet që shkakton kanceri

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 1:34 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

yogaSipas statistikave, rreth 16 milionë amerikanë praktikojnë jogën – ushtrime fizike e mendore që e kanë prejardhjen nga India më shumë se 3 mijë vjet më parë. Gjithashtu, shumë amerikanë i përdorin ushtrimet e jogës si mënyrë alternative për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme. Ashtu si praktika tjetër lindore mjekësore, akupunktura, edhe joga shpesh përdoret për të shëruar trupin e trurin. .

Mendo jogën dhe imazhet që krijohen janë; shtriqje të tejskajëshme, pozicione fizike nga më të çuditëshmet, djersë e sforcime.

Por studentët e jogës në qëndrën mjekësore Beth Israel në Nju Jork nuk janë praktikantë të zakonshëm. Brad Rothchild, 39 vjeçar, baba i tre fëmijëve, vitin e kaluar u diagnostikua me kancer. Instruktorja e jogës, Shana Kuhn Siegel e udhëheqë Bradin në një program që synon zbutjen e dhimbjeve të shkaktuara nga kanceri. Kjo nuk është kurë, por Shana shpreson joga mund të pakësojë dhimbjet dhe t’i qetësojë pacientët.

Ky program është pjesë e projektit Karan Beth Israel që administratorët e spitalit e filluan me një fond prej 850 mijë dollarësh, dhuratë e stilistes së njohur Donna Karan.

Doktor Udson Merrell pranë spitalit Beth Israel thotë se ky projekt  siguron një terapi joge  disa orëshe në ditë për 86 pacientë me kancer të këtij spitali. Në se ky projekt del me sukses, doktor Merrell thotë se ekzistojnë plane që terapia e jogës të përhapet në mbarë spitalet e Amerikës.

1 Koment »

  1. Quality content is the main to invite the visitors to go to see the
    site, that’s what this website is providing.

    Koment nga architecture firms in coimbatore — 18 Prill, 2017 @ 10:07 am | Përgjigjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: