Astrit Lulushi’s Blog

24 Mars, 2009

Kontrolli i zemërimit shpëton jetën

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 2:11 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

ekg-Kërkime të reja në këtë fushë tregojnë se zemërimi prish qëndrueshmërinë e valëve elektrike të zemrës,  gjë që mund të shkaktojë çrregullim të ritmit në rrahjet e zemrës. Ritmi jo normal mund të shpjegojë arsyen përse ndonjëherë zemra pushon papritur kur njeriu përballet me tronditje, dëshpërim të thellë a stres ekstrem. Këto dhe të dhëna të tjera të ngjashme i bëjnë  ekspertët të mendojnë se emocionet e forta mund të ndikojnë për ndalje të papritur të rrahjeve të zemrës. Por është ende e paqartë se në ç’mënyrë zemërimi, tronditja e thellë , trishtimi a dëshpërimi, mund të dëmtojnë zemrën.

Studimi i ri lë të kuptohet se emocionet e forta mund të ndryshojnë drejtpërdrejtë stabilitetin elektrik të zemrës. Shkencëtarët pranë universitetit Yale morrën në shqyrtim 62 pacientë që përdornin pejsmejkër, pajisje e implantuar në trup për trajtimin e sëmundjes së tyre në zemër.

Shkencëtarët u kërkuan pjesmarrësve në studim që të kujtonin një kohë kur ata ishin ndjerë të zemëruar, dhe vëshguan veprimtarinë e zemrës për të parë nëse do të ndodhte ndonjë ndryshim. Gjatë këtij vëzhgimi me aparat, shkencëtarët vunë re se zemërimi shkaktoi tronditje në valët elektrike të zemrës dhe se disa pacientë reaguan më shumë se të tjerët ndaj zemrërimit.

Një vit pas këtij eksperimenti, personat që kishin reaguar më fortë ndaj zemërimit, kishin ndjerë nevojën e ndërhyrjes së aparatit pejsmejker për të rivendosur ritmin normal të rrahjeve të zemrës.

Shkencëtarët mendojnë se ky çrregullim në zemër si pasojë e zemërimit ka të ngjarë të shkaktohet nga një vërshim i adrenalinës. Ekspertët thonë se ruajtja e qetësisë shpirtërore ndihmon në zbutjen e rrjedhës së adrenalinës. Për të kontrolluar zemërimin, ekspertët  rekomandojnë përdorimin e teknikave qetësuese përfshi frymëmarrje të thellë dhe ushtrime jo stresuese si yogën ose ecjen.

2 Koment »

  1. Djali im eshte 15 vjeç dhe luan futboll. Ne fushen e lojes hyn me shume ndjenje pergjegjesie dhe emocion, ndodh qe te bllokohet dhe levizjet i dalin gabim e si rrjedoje zemerohet shume me veten dhe e humb lojen, nese eshte ky vershimi i adrenalines si mund ta kontrolloje ate dhe rezultati te jete pozitiv pasi ehte nje djale me shume talent dhe deshire per futbollin (bashke me mengjesin sipas dietes se futbollisteve i jap dhe 1 multivitamine e minerale per sportistet).M.e shume respekt do te doja shume te me ndihmonit me nje pergjigje, pershendetje dhe falenderime nga Rudina

    Koment nga rudi — 11 Shkurt, 2011 @ 9:06 am | Përgjigjuni

  2. Mendoj qe artikulli eshte shume nenqmues per logjiken e njerzve pasi qe te gjithe e kemi ditur dhe e dijme qe zemerimi eshte i keq dhe pasojat e saj lidhen me zemren e ne veqanti rritet ritmi i zemres . Prandaj mendoj se ky kerkim shkencor eshte i ulet dhe nuk paraqet ndonje vlere. Thuajse eshte vetem nje riformulim gjuhesor i asaj qe e kemi ditur qysh me heret.

    Koment nga H. — 7 Qershor, 2011 @ 8:27 am | Përgjigjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: