Astrit Lulushi’s Blog

31 Mars, 2009

Paraja, shëndeti dhe duhani

Filed under: Mjekesi,sociologji — astritlulushi @ 11:12 am
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

money_up_in_smoke_o3q8Paraja nuk vlen;  me të nuk mund të blihet as dashuri e as shëndet, nëse ju pini duhan. Ky është përfundimi i  një studimi që u krye nga një grup mjekësh në Skoci. Sipas studimit, njerëzit me paga të larta, por që pinin duhan kishin më shumë të ngjarë të vdisnin më herët sesa ata që merrnin paga më të ulta por nuk pinin duhan. Femrat që nuk pinin duhan kishin shanse më të mira për të jetuar më gjatë, ndërkohë që meshkujt që pinin duhan kishin gjasa të vdisnin parakohe.

Pasojat negative të duhanit janë të dokumentuara e të njohura mirë – ata që pijnë duhan preken shpesh nga sëmundje të zemrës, shumë lloje kanceresh dhe rrezikohen të vdesin parakohe.

Por pak studime kanë marrë në shqyrtim lidhjen midis gjendjes ekonomike e shtresës shoqërore dhe duhanit. Në përgjithësi, njerëzit e pasur ose në gjendje të mirë financiare gëzojnë shëndet më të mirë, por studimi i fundit tregon se duhani i pakëson të mirat e që ofron paraja.

Mjekët në Skoci vëzhguan për 28 vjet rreth 15 mijë persona të moshës mesatare. Ata zbuluan se njerëzit e shtresave të larta shoqërore ishin më pak të prirur për të pirë duhan, megjithëse 4 në 10 prej tyre pinin duhan rregullisht.

Por pasuria nuk ofronte mbrojtje nga sëmundjet që lidheshin me duhanin. Njerëzit nga të gjitha shtresat shoqërore, gra e burra, që pinin duhan kishin 3 herë më shumë gjasa të vdisnin nga kanceri në mushkëri. Gratë që nuk pinin duhan jetonin më gjatë dhe mbi 50 përqind e tyre vazhdonin të jetonin në përfundim të studimit. Por studimi përmban edhe lajmin optimist se ata që e kishin lënë duhanin, kishin gjasa të mbijetonin, thuajse njësoj si ata që nuk kishin pirë kurrë duhan.

1 Koment »

  1. duhanin e pi qe 19 vjet a kam rreziqe te zemres

    Koment nga agim — 26 Tetor, 2009 @ 11:27 pm | Përgjigjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: