Astrit Lulushi’s Blog

28 Prill, 2009

Gripi i derrit; rrezikshmëria, masat parandaluese

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 3:33 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

1swineflusp1Udhëheqësit botërorë po përpiqen të ndalin përhapjen e gripit të derrit që ka shkaktuar vdekjen e disa dhjetra vetave në Meksikë dhe ka prekur të paktën disa qindra të tjerë. Ndërsa organizata botërore e shëndetësisë e rriti shkallën e rrezikshmërisë. Punonjësit e shëndetësisë po u bëjnë thirrje njerëzve që të lajnë duart rregullisht (more…)

25 Prill, 2009

SHBA, Partia Republikane nderon veprimtarinë e Dioguardit

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

dioguardiNë Shtetet e Bashkuara, Partia Republikane në Uestçester të Nju Jorkut nderoi këto ditë (23/04/09) ish ligjvënësin Xhozef Dioguardi për rolin e tij si veprimtar politik e shoqëror në shërbim të elektoratit e vendit. Darka u shtrua në një nga sallat e hotelit Ritz Carlton në Uajt Plain, pak kilometra nga Nju Jorku. Të pranishëm ndodheshin e disa figura të njohura të partisë republikane, si  Ari Fleitcher e Dana Perino, ish zëdhënës të Shtëpisë së Bardhë.  (more…)

21 Prill, 2009

Qitroja e dëmshme kur merret me ilaçe

Filed under: Uncategorized — astritlulushi @ 6:04 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

grapefruitFruti i qitros dhe lëngu i tij përdoren shumë në menunë e mëngjesit. Por shkencëtarët thonë se qitroja duhet shmangur nga personat që marrin edhe ilaçe. Qitro ndërpret procesin e shpërberjes së shumë lloj ilaçeve, përfshi barnat për trajtimin e sëmundjeve të zemrës, alergjive dhe kolesterinës së lartë. (more…)

Saktësia e informacioneve mjekësore në internet

Filed under: Uncategorized — astritlulushi @ 5:58 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

medical_reportGjithnjë e më shumë konsumatorë tani drejtohen në internet për informata mjekësore, por disa ekspertë shprehin shqetësim rreth pasaktësisë së disa faqeve eletronike që ata ndeshën gjatë kërkimeve në google.
Sipas statistikave, më shumë se 80 përqind e amerikanëve tani e përdorin internetin për informacione mjekësore, (more…)

Ajri i ndotur pengon zhvillimin e foshnjes në fetus

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 5:53 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

carbon__fuel1Një studim i ri tregon se se ajri i ndotur mund të pengojë zhvillimin e foshnjeve në fetus. Shkencëtarët morrën në shqyrtim qindra mijëra fëmijë dhe vunë re se ata që ishin ndeshur me nivele të larta ajri të ndotur gjatë periudhës së zhvillimit në fetus, lindnin me peshë trupore nën atë normalen. Foshnjet që lindin nënpeshë, ndeshen me probleme shëndetësore gjatë rritjes a zhvillimit të tyre. (more…)

14 Prill, 2009

Vaksina kundër kancerit në uter

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 2:12 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

cancer-celKërkime të reja tregojnë se dy viruse HPV përgjegjës për shumë prej kancereve në pjesen e poshtme te uterit, gjenden më shpesh mes grave të reja. Por tani që vajzat mund të mbrojnë veten nga këto viruse të rrezikshme me vaksinën Gardasil, disa ekspertë thonë se ato mund të presin pak më gjatë, ndoshta deri në moshën 25 vjeçare, (more…)

Ushtrime fizike në shkallë të moderuar

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 2:03 pm
Tags: ,
Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës
ushrime1Ushrimet fizike në shkallë të moderuar ulin stresin, pakësojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës e të kancerit dhe madje shtojnë jetëgjatësinë. Por cila është shkalla e moderuar e këtyre ushtrimeve?Shkencëtarët pranë universitetit të San Diegos morrën në shqyrtim rreth 100 burra e gra që kryenin ecje me shpejtësi të ndryshme.

(more…)

7 Prill, 2009

Mosha, kujtesa dhe ruajtja e saj

Filed under: Histori,Kulture,Mjekesi — astritlulushi @ 1:50 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

recordingMosha dhe historia janë të lidhura. Sa më të moshuar që janë njerëzit aq më shumë kujtime kanë. Dhe krejt papritur kjo histori-kujtesë  zhduket, gjithashtu për shkak të moshës e shpesh si pasojë e sëmundjes, Alcajmerit. Kohët e fundit në Shtetet e Bashkuara  po zbatohet  një projekt  për ruajtjen e kujtesës së amerikanëve të moshuar, para se të jetë vonë. (more…)

Faktorët e rrezikut të kancerit në gji

Filed under: Biologji,Gjenetike,Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 1:44 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

mammographyGratë e moshuara kryejnë mamograme të përvitëshme për të zbuluar kancerin e mundshëm në gji, por tani disa ekspertë thonë se këto gra duhet të kryejnë një lloj tjetër analize, e cila do të tregonte nëse ato janë në rrezik të lartë për t’u prekur nga kjo sëmundje. Përcaktimi në kohë i rrezikut do t’u jepte grave mundësi për të marrë barna për pakësimin e gjasave të zhvillimit të kancerit në gji. (more…)

Efekti i terapisë me aspirinë varet nga doza

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 1:39 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

aspirinKohët e fundit, një komision i qeverisë amerikane  mbi shëndetit doli me disa udhëzime lidhur me terapinë me aspirinë si mënyrë për pakësimin e sëmundjeve në zemër dhe goditjeve në tru. Në raportin e këtij komisioni thuhet se aspirina pakëson dukshëm rrezikun e goditjeve në zemër  tek burrat dhe të goditjeve në tru tek gratë e moshës së mesme. (more…)

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.