Astrit Lulushi’s Blog

Prill 21, 2009

Ajri i ndotur pengon zhvillimin e foshnjes në fetus

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 5:53 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

carbon__fuel1Një studim i ri tregon se se ajri i ndotur mund të pengojë zhvillimin e foshnjeve në fetus. Shkencëtarët morrën në shqyrtim qindra mijëra fëmijë dhe vunë re se ata që ishin ndeshur me nivele të larta ajri të ndotur gjatë periudhës së zhvillimit në fetus, lindnin me peshë trupore nën atë normalen. Foshnjet që lindin nënpeshë, ndeshen me probleme shëndetësore gjatë rritjes a zhvillimit të tyre. Aktualisht, 9 përqind e foshnjeve amerikane lindin në peshë trupore nën atë normalen. Kjo është shifra më e lartë gjatë 40 vjetëve të fundit. Pesha e lindjes përcaktohet nga shumë faktorë, përfshi kohën e lindjes, shëndetin e nënës dhe ekspozimin ndaj drogës, alkoholit e duhanit gjatë paralindjes, kur nëna është shtatzëne. Por studimi i kohëve të fundit u shton këtyre faktorëve edhe ajrin e ndotur. Rezultatet u botuan ne numrin e fundit të revistës së Epidemiologjisë. Gjatë studimit, mjekët morrën në shqyrtim të dhënat e lindjes të më shumë se 330 mijë foshnjeve në shtetin e Nju Xhersit. Ata gjithashtu përdorën të dhëna nga agjencia e mbrojtjes së mjedisit për të përcaktuar nivelin e ndotjes së ajrit për rreth adresave të shtëpive të nënave të këtyre foshnjeve.

Rezultatet treguan se gjasat për lindje të foshnjeve me peshë nën normalen shtoheshin 4 përqind për çdo rritje të shkallës së ndotjes në atmosfere. Gjatë studimit, gjithashtu u vu re se ndikimi i ajrit të ndotur në rritjen e fetusit ishte edhe më i madh tek ato foshnjet në rrezik për shkak të shtazënisë së vështirë të nënanave. Shkencëtarët mendojnë se grimcat e ajrit të ndotur mund të hyjnë në organizmin e nënës dhe nga kjo afektohet rrjedha e gjakut në organizmin e fetusit ku zhvillohet foshnja.

Advertisements

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: