Astrit Lulushi’s Blog

28 Prill, 2009

Gripi i derrit; rrezikshmëria, masat parandaluese

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 3:33 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

1swineflusp1Udhëheqësit botërorë po përpiqen të ndalin përhapjen e gripit të derrit që ka shkaktuar vdekjen e disa dhjetra vetave në Meksikë dhe ka prekur të paktën disa qindra të tjerë. Ndërsa organizata botërore e shëndetësisë e rriti shkallën e rrezikshmërisë. Punonjësit e shëndetësisë po u bëjnë thirrje njerëzve që të lajnë duart rregullisht dhe të tregohen të kujdesshëm ndaj simptomave që ngjajnë me ato të gripit të zakonshëm; vetëm virusi që e shkakton këtë grip, është i ri. Ky lloj gripi është tepër infektues mes derrave duke prekur rrugët e frymëmarrjes. Virusi qarkullon mes kafshëve gjatë gjithë vitit dhe zakonisht shpërthen në vjeshtë e në dimër.

Në fund të marsit, punonjësit e mjekësisë në Meksikë u befasuan kur vunë re se nëpër klinika numri i njerëzve të prekur nga gripi ishte tepër i lartë për këtë stinë pranvere, pasi dihet se gripi përhapet më shpesh në fund të vjeshtës e gjatë dimrit.

Qëndra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve thotë se përhapja e gripit të derrit ndodh në dy mënyra; nëpërmjet kontaktit me derra të infektuar ose mjedise të ndotura me këtë virus, ose nëpërmjet kontaktit me një person i prekur nga gripi i derrave. Kjo qëndër ka arritur në përfundimin se virusi i gripit të derrit është ngjitës dhe përhapet mes njerëzve, por deri tani nuk dihet se sa lehtë ndodh kjo.

Në Meksikë, ushtarët u shpërndajnë njerëzve maska higjenike, ndërsa gripi i derrit është përhapur nëpërmjet Meksikës edhe tek vizitorët nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Spanja. Mjeku meksikan Frank Rozengaus thotë se rritja e shkallës së rrezikshmërisë do të thotë se virusi mund të përhapet nga njeriu tek njeriu. Pacientët mund të infektojnë njëri tjetrin një ditë para shfaqjes së simptomave e deri në 7 ditë mbas shfaqjes së tyre.

Simptomat janë temperatura, dhimbje koke, dhimbje muskujsh e lodhja. Simptoma të tjera janë vjellja e diarreja.

Organizata botërore e shëndetësisë thotë se nuk është e sigurt në se ky lloj gripi do të shndërrohet në epidemi, por njerëzit nuk janë të imunizuar prej këtij virusi. Masat parandaluese në shkallë ndërkombëtare janë marrë, ndërsa në shumë vende kryhet kontrolli i udhëtarëve që arrijnë nga Meksika ose pjesë të Shteteve të Bashkuara. Shkollat në Shtetet e Bashkuara, ku studentë janë prekur nga gripi janë disinfektuar. Presidenti Barak Obama tha se ky lloj gripi kërkon marrjen e masave dhe kujdes, por nuk është shkak për alarm.

Administrata e presidentit Obama ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në fushën e shëndetësisë pasi u vërtetuan 40 raste të prekjes së njerëzve nga ky grip. Një nga masat është shpërndarja e 12 milionë dozave të ilaçit Tamiflu. Për këtë lloj gripi nuk ekziston vaksinë, por virusi reagon ndaj barnave Tamiflu dhe Relenza. Ekspertët e shëndetësisë po përpiqen të përcaktojnë përse rastet jashtë Meksikës janë relativisht të lehta, ndërkohë që  ne Meksikë ata që kanë vdekur janë të rinj, kur dihet se organizmi i ri është në gjendje t’a luftojë më mirë sëmundjen.

Ndërkohë, qeveria meksikane ka mbyllur restorante, madje edhe kishat; vendet ku njerëzit grumbullohen më shpesh. Me këto masa autoritetet përpiqen të parandalojnë ose pakësojnë sa të jetë e mundur kontaktet mes njerëzve.

Qëndra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve në Atlanta, ka nxjerrë disa udhëzime për mbrojte nga gripi i derrit. Ndër këto udhëzime përfshihen; shmangja e kontaktit me persona të infektuar nga virusi i gripit të derrit; qëndrimi në shtëpi, mos shkuarja në shkollë, a punë ose veprimtari publike, kur personi ka shenja të gripit; gjatë kollitjes ose teshtitjes, gjithmonë duhet vendosur dora përpara gojës e hundës për parandalimin e përhapjes së mikrobit tek të tjerët; larja e duarve ka shumë rëndësi si edhe mos prekja e syve, gojës e hundës; nese kjo ndodh, duart duhet te lahen menjëherë e me uje te bollshem; edhe dieta e shëndetëshme luan rol. Po ashtu gjumi i mjaftueshëm, ushtrimet fizike dhe marrja e lëngjeve. Ekspertët thonë se shmangja e kontakteve të panevojshme me derrat ka rëndësi, por ngrënia e mishit të derrit nuk përbën problem.

2 Koment »

  1. Hmmm, disi e dyshimt qe nje gje e till eshte e qellimshme, eshte interesante se koheve te fundit po perhapen gripe dhe nuk po gjenden antiviruse apo sherim, per pa pesuar shume njerez neper Bote, perkunder faktit qe Oragnizata Boterore e Shendetesise po ndermerr masa per parandalimin e saj! Keshtu apo dicka e ngjajshme ndodhi edhe me gripin e shpezeve nga mund te konkludohet se nje gje e tille eshte duke ndodhur edhe me HIV – ekziston mundesia qe nje gje e tille te ndodhe nga vet njerzimi per ta pakesuar natalitetin e vrullshem ne Bote!

    Koment nga Dugi — 30 Prill, 2009 @ 12:20 pm | Përgjigjuni

  2. pershendetje! mendoj se gripi i derrit seshte gje tjeter vecse nje lloj gripi i zakonshem por qe con ne pasoja fatale kur gjen organizmin e pershtatshem per te perparuar . po sa vdekje kane ndodhur nder vite nga gripi ne mbare boten te cilat nuk jane dokumentuar? pra amerike ben buje per gripin e derrit , nxjerr “antivirusin” dhe si perfundim avash avash del nga kriza .me kujton pak “motivin” e filmit :”kimera”

    Koment nga barkafeperashi — 22 Shtator, 2009 @ 8:41 pm | Përgjigjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: