Astrit Lulushi’s Blog

26 Maj, 2009

Vlerat e vaksinimit

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 2:08 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

vaccinationNë Shtetet e Bashkuara, gjithnjë e më shumë prindër nuk pranojnë t’i vaksinojnë fëmijët e tyre kundër sëmundjeve ngjitëse, por një studim i kohëve të fundit tregon se zonat e banimit ku prindërit kundërshtojnë vaksinimin janë më të pambrojtura nga shpërthimi i sëmundjeve infektive. (more…)

Barnat statin edhe kundër goditjeve në tru

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 2:01 pm

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

statinGrupi i barnave Statin për uljen e kolesterinës mund të ndihmojë për uljen e rrezikut të goditjeve në tru. Gjatë një studimi, botuar në numrin e fundit të revistës mjekësore Lancet Neurologji,  shkencëtarët analizuan provat klinike tek pacientët që ishin trajtuar me barna Statin dhe vunë re se rreziku ndaj një goditjeje në tru ishte paksuar 20 përqind. (more…)

23 Maj, 2009

Ekspozita PentaKos ose 5 piktorë kosovarë në Uashington

Filed under: Art,Kulture — astritlulushi @ 12:20 pm
Tags: , , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

wodrow wilsonNë Uashington, u hap këto ditë një ekspozitë me punime të 5 piktorëve nga Kosova; Shyqri Nimani, Shaip Çitaku, Nexhmie Çerkezi, Enver Rakovica dhe Veli Blakçori. Ekspozita mban titullin Pentakos – Pesë nga Kosova, dhe megjithëse e përbashkët, ështe shprehje individualiteti në moshë, gjini, mendim e stil artistik i të pesë piktorëve nga Kosova. (more…)

19 Maj, 2009

Diabeti dhe kujtesa

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 1:48 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

diabetStudime rreth diabetit kanë lënë të kuptohet se niveli i lartë i sheqerit në gjak mund të shtojë gjasat për prekje nga dementja, ndërsa tani studimi i ri tregon se edhe niveli i ulët i sheqerit mund të sjellë të njëjtat pasoja. Mjekët morrën në shqyrtim mijëra pacientë me diabet të tipit dy dhe panë se ata që ishin shtruar në spital  për shkak të  nivelit të ulët të sheqerit në gjak, kishin më shumë gjasa për t’u prekur nga dementja. (more…)

Mishi i pjekur dhe kanceri në pankreas

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 1:45 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

mishNdërsa stina e verës po afron, njerëzit përgatiten për gatime duke përdorur zgarrën për të pjekur mishra të ndryshëm. Mishi i pjekur në zgarrë është i shijshëm, por kur piqet shumë ai mund të bëhet i rrezikshëm për shëndetin. Një studim i kryer nga shoqata amerikane e kërkimeve në fushën e kancerit tregon se pjekja e tepërt e mishit në zgarrë (more…)

Valproate prek zhvillimin mendor

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 1:40 pm
Tags: , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

valproateSipas një studimi të ri, një ilaç i quajtur Valproate mund të ulë shkallën e inteligjencës tek fëmijët, nëse ky ilaç merret nga gratë gjatë periudhës së shtatzënisë. Shkencëtarët thonë se gjatë periudhës së shtatzënisë, por edhe para saj, gratë duhet t’a shmangin këtë ilaç nëse është e mundur. Valproate u jepet personave që vuajnë nga epilepsia. (more…)

12 Maj, 2009

Acidi folik edhe kundër astmës e alergjive

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 3:07 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Folic AcidAcidi folik, i rëndësishëm për parandalimin e lindjeve defektoze, mund të ndihmojë gjithashtu për të luftuar astmën dhe alergjitë, thuhet në një studim botuar në revistën mjekësore të imunologjisë. Gjatë studimit, mjekët morrën në shqyrtim mbi 8 mijë persona dhe vunë re se ata që kishin nivele të larta folati në gjak (more…)

Gjenet që shkaktojnë autizmin

Filed under: Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 3:02 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
mutationRezultatet e përbashkëta të tre studimeve të reja në fushën gjenetike kanë njëjtësuar gjenet përgjegjës kryesorë që shkaktojnë autizmin, një çrregullim neurologjik. Sipas revistës Nature – Anale të Gjenetikës, shumë ndryshime që ndodhin tek  gjenet që janë përgjegjës për formimin dhe  mirëmbajtjen e lidhjeve midis pjesëve të trurit,  (more…)

Mënyra të tjera kundër mbipeshës

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 2:56 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

pepsi_colaTë dhënat tregojnë se rritja e taksës së duhanit shkurajon njerëzit të mos pijnë cigare. Disa tani mendojnë se e njëjta strategji mund të përdoret edhe kundër mbipeshës trupore, duke vënë taksa të larta ndaj disa lloj ushqimesh. Fëmijët amerikanë aktualisht pijnë më shumë pije të ëmbëla se sa qumësht. (more…)

5 Maj, 2009

Studim i ri mbi steroidet

Filed under: Mjekesi,sociologji — astritlulushi @ 7:12 pm
Tags: , , , ,

Karoll Pearson, Zëri i Amerikës

anabolic-steroids/foto nga www.geocities.com/.../anabolicsteroids.htmlDisa studime kanë treguar se mes të rinjëve është pakësuar marrja e steroideve anabolikë – barna për formimin e muskujve, imitues të  testo-steroneve. Por shkencëtarë të tjerë thonë se problemi vazhon të jetë mbizotërues mes kësaj grupmoshe. Ndërkohë, sipas një studimi të fundit mbi steroided anabolikë, marrja e shpeshtë e tyre mund t’a bëjë organizmin  të varur, njësoj si njësoj si droga. (more…)

Faqja Pasuese »

Blog te WordPress.com.