Astrit Lulushi’s Blog

5 Maj, 2009

A është e dobishme akupuntura për fëmijët?

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 2:10 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Çdo vit, mbi 3 milionë amerikanë të rritur shkojnë tek specialisti për akupunturë, trajtim i lashtë kinez për probleme të ndryshme shëndetësore. Por a është e dobishme akupuntura për fëmijët e vegjël? Ashli, 14 muajshe duket e shëndetëshme e qeshur e plot gjallësi, si çdo moshatare e saj. Por deri para pak kohësh ajo ndeshej me infeksione të shpeshta në vesh, grykë, sy apo prekej nga astma e alergji të ndryshme. Nëna e saj thotë se që kur ishte dy javëshe, Ashli ka marrë ilaçe nga më të ndryshmet. Kjo është arsyeja që për Ashlin, e ëma e saj  filloi të kërkojë mënyra të tjera alternative për trajtim mjekësor. Një ditë ajo e solli vajzën e saj në klinikën e Akupuntunturës në Stoughton të shtetit Masaçusets, ku tani Ashly trajtohet rregullisht me akupunturë. Ndryshimet që vihen re pas fillimit të trajtimit me këtë metodë të lashtë tek Ashly  janë se ajo tani fle e qetë, ndryshe nga më parë kur zgjohej ne mes të natës duke qarë.

Akupuntura është më shumë një art mjekësor se sa shkencë. Ajo bazohet në idenë se energjia është si rrymë që qarkullon në mbarë trupin duke kaluar nëpër disa pika ose kryqëzime. Kur këto kryqëzime bllokohen, vendi shpohet me gjilpërë për të hapur “trafikun” e energjisë.  Mjekët në spitalin e përgjithshëm në Boston kohët e fundit përdorën një teknikë të re me imazhe eletro-magnetike për të parë e studiuar se si reagon truri gjatë akupunturës. Gjatë aplikimit të kësaj teknike mjekët vunë re se truri vepron si një çelës qarku që hapet e mbyllet kur një pjesë e trupit ndjen dhimbje. Megjithatë, mjekët ende ngurrojnë të shprehen se kanë prova të mjaftueshme shkencore për të thënë se akupuntura është e suksesshme. Ata mendojnë se në këtë fushë duhen kryer shumë studime të mëtejshme.

Në spitalin e përgjithshëm në Mineapolis ndodhet qëndra më e e herëshme e akupunturës për fëmijët e vegjël. Në këtë klinikë pediatrike trajtohen fëmijë me simptoma nga më të ndryshmet përfshi migrenë, ankth dhe depresion. Por akupuntura ashtu si ilaçet nuk ka të njëjtin efekt tek çdo person. Për shembull një 15 vjeçar vuante nga mania e vetëvrasjes dhe prindërit pasi e kishin çuar tek shumë mjekë e psikologë, më në fund e sollën në këtë klinikë. Që në trajtimet e para me akupunturë, gjendja e tij u përmirësua dukshëm.

Ndërkohë që akupuntura mund të mos jetë e efektshme për cdo fëmijë, për shumë prindër kjo mjekësi e lashtë kineze është bërë shpresa e fundit për shërimin e fëmijëve të tyre.

1 Koment »

  1. me tregoni ju lutem qe 5 vite jam depresion madh q ate bej tung nga gjakova

    Koment nga dukagjin — 22 Tetor, 2010 @ 6:05 pm | Përgjigjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: