Astrit Lulushi’s Blog

5 Maj, 2009

Shmangia e përhapjes së virusit A-H1N1

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 2:21 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

panfluMe shpërthimin e tanishëm të gripit, zyrtarë të shëndetësisë po u bëjnë thirrje personave që janë sëmurë të qëndrojnë në shtëpi për të shmangur infektimin e të tjerëve. Por një studim i botuar në numrin e fundit të revistës së sëmundjeve epidemike tregon se nga qëndrimi në shtëpi përfiton shumë edhe vetë i sëmuri. Mjekët në Danimarkë vëzhguan mijëra punëtorë dhe arritën në përfundimin se kur personat  shkonin në punë gjatë periudhës që nuk ndjeheshin mirë, ata përballeshin me sëmundje të rënda në të ardhmen.

Ndërsa rastet e prekjes nga virusi i gripit A-H1N1 në Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të shtohen, zyrtarë qeveritarë të shëndetësisë po u kujtojnë njerëzve të sëmurë që të qëndrojnë në shtëpi për të ngadalësuar përhaqjen e këtij virusi të ri. Studimi i ri tregon se duke qëndruar në shtëpi këta të sëmurë mund të shmangin prekjen nga sëmundje edhe më të rënda në të ardhmen.

Shkencëtarët vëzhguan rreth 12 mijë punëtorë, duke i pyetur se sa here kishin shkuar në punë gjatë vitit të kaluar kur kishin qenë të sëmurë edhe pse mund të qëndronin në shtëpi. Afro 1 mijë prej tyre pohuan se ata kishin vendosur të shkonin në punë, më shumë se 6 herë megjithëse kishin qënë të sëmurë. Krahasuar me personat që kishin qëndruar në shtëpi kur kishin qenë të sëmurë, ata që kishin shkuar vazhdimisht në punë të sëmurë kishin 74 përqind më të ngjarë që të sëmureshin në të ardhmen aq rëndë sa të qëndronin në shtëpi të paktën 2 muaj.

Shkencëtarët mendojnë se duke marrë pushime 1 a 2 ditëshe kur ndjehen të sëmurë, njerëzit kanë rast për të pushuar e shëruar, dhe pakësojnë kështu mundësitë e prekjes nga sëmundje kronike në të ardhmen.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një koment

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.