Astrit Lulushi’s Blog

Maj 12, 2009

Gjenet që shkaktojnë autizmin

Filed under: Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 3:02 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
mutationRezultatet e përbashkëta të tre studimeve të reja në fushën gjenetike kanë njëjtësuar gjenet përgjegjës kryesorë që shkaktojnë autizmin, një çrregullim neurologjik. Sipas revistës Nature – Anale të Gjenetikës, shumë ndryshime që ndodhin tek  gjenet që janë përgjegjës për formimin dhe  mirëmbajtjen e lidhjeve midis pjesëve të trurit,  i vënë njerëzit në rrezik të ndeshen me autizëm. Këto rezultate mund t’i shtyjnë shkencëtarët që t’i përqëndrojnë kërkimet e tyre në gjetjen e shkaqeve të autizmit dhe ndoshta në trajtimin e këtij çrregullimi neurologjik në të ardhmen.

Qëndra amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve përllogarit se 1 në  çdo 166 fëmijë vuan nga autizmi në Shtetet e Bashkuara Rezultatet e tre studimeve të fundit tregojnë se gjenet që luajnë rol në formimin e lidhjeve midis pjesëve të ndryshme të trurit i venë njerëzit në rrezik të vazhdueshëm për t’u prekur nga autizmi. Të trija studimet kishin si objektiv gjetjen e shkaqeve të këtij çrregullimi të ndërlikuar duke parë a studiuar dallimet në ADN midis njerëzve që kanë autizëm dhe atyre që nuk kanë.

Studimi më i madh në këtë grup mori në  shqyrtim më shumë se 10 mijë persona. Shumë prej gjeneve të ndryshuar paraqisnin vetëm një rrezik të vogël në vetëvete. Por së bashku, ndryshimet e vogla në gjenin e një  kromozoni të vetëm mund të jenë përgjegjës për 15 përqind të rasteve të autizmit. Shkencëtarët thonë se këto gjene mund të të ndryshojnë lidhjet e qelizave në tru tek personat me autizëm.

Advertisements

1 Koment »

  1. une e kame vajzen me autizem, nuk e di se sa eshte e vertete se autizmi mund te jete gjenetike perderisa ne familjet tona e vetmja me autizem eshte vajza jone . SHPRESOJME QE Sshkenca do te punoj me shume ne kete drejtim dhe sa me shpejt te zbulohet edhe kura per kete qrregullim

    Koment nga violeta — Maj 28, 2009 @ 8:24 pm | Përgjigjjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: