Astrit Lulushi’s Blog

12 Maj, 2009

Mënyra të tjera kundër mbipeshës

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 2:56 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

pepsi_colaTë dhënat tregojnë se rritja e taksës së duhanit shkurajon njerëzit të mos pijnë cigare. Disa tani mendojnë se e njëjta strategji mund të përdoret edhe kundër mbipeshës trupore, duke vënë taksa të larta ndaj disa lloj ushqimesh. Fëmijët amerikanë aktualisht pijnë më shumë pije të ëmbëla se sa qumësht. Kjo pjesërisht për arsye ekonomike, sepse 1 litër e koka-kola, p.sh., kushton më pak se sa 1 litër qumësht.

Disa ekspertë tani kanë dale me propozimin që ndaj pijeve të ëmbëla të vendoset një taksë më e lartë. Ata argumentojnë se shtimi i taksës në paketat e cigareve ka ndihmuar në uljen e numrit të atyre që pijnë duhan. Tani, disa shtete si Maine dhe Nju Jork po shqyrtojnë një hap të ngjashëm për të pakësuar konsumimin e pijeve të ëmbla si koka-kola, pepsi-kola etj.

Studimet vazhdimisht kanë treguar se njerëzit që marrin pije të ëmbëla janë të prirur të jenë mbipeshë, konsumojnë më shumë kalori dhe janë në rrezik më të lartë për t’u prekur nga diabetet. Sipas përllogaritjeve që bëjnë ekspertët, një taksë prej 10 përqind  për pijet e ëmbëla  mund të pakësojë 10 përqind konsumimin e tyre. Ata thonë se edukata shëndetësore nuk po jep rezultate  dhe se e vetmja mënyrë për t’i bërë njerëzit të heqin dorë nga konsumimi i pijeve të ëmbëla me kalori të larta, është t’i prekësh atje ku i dhemb; në xhepin e tyre –  dhe taksa e lartë ndihmon, thonë ata.

Por edhe kompanitë e prodhimit të pijeve të ëmbëla nuk rrijnë pa kundërshtuar. Firma PepsiCo po shqyrton mundësinë e shpërnguljes së zyrave të veta qëndrore nga Nju Jorku, nëse ky shtet propozon apo lejon rritjen e taksave ndaj prodhimeve të saj. Largimi i kësaj firme do të sillte mbylljen e një numëri fabrikash të saj në këtë shtet, dhe si rezultat humbjen e vendeve të punës për mijëra banorë.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: