Astrit Lulushi’s Blog

19 Maj, 2009

Diabeti dhe kujtesa

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 1:48 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

diabetStudime rreth diabetit kanë lënë të kuptohet se niveli i lartë i sheqerit në gjak mund të shtojë gjasat për prekje nga dementja, ndërsa tani studimi i ri tregon se edhe niveli i ulët i sheqerit mund të sjellë të njëjtat pasoja. Mjekët morrën në shqyrtim mijëra pacientë me diabet të tipit dy dhe panë se ata që ishin shtruar në spital  për shkak të  nivelit të ulët të sheqerit në gjak, kishin më shumë gjasa për t’u prekur nga dementja. (more…)

Mishi i pjekur dhe kanceri në pankreas

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 1:45 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

mishNdërsa stina e verës po afron, njerëzit përgatiten për gatime duke përdorur zgarrën për të pjekur mishra të ndryshëm. Mishi i pjekur në zgarrë është i shijshëm, por kur piqet shumë ai mund të bëhet i rrezikshëm për shëndetin. Një studim i kryer nga shoqata amerikane e kërkimeve në fushën e kancerit tregon se pjekja e tepërt e mishit në zgarrë (more…)

Valproate prek zhvillimin mendor

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 1:40 pm
Tags: , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

valproateSipas një studimi të ri, një ilaç i quajtur Valproate mund të ulë shkallën e inteligjencës tek fëmijët, nëse ky ilaç merret nga gratë gjatë periudhës së shtatzënisë. Shkencëtarët thonë se gjatë periudhës së shtatzënisë, por edhe para saj, gratë duhet t’a shmangin këtë ilaç nëse është e mundur. Valproate u jepet personave që vuajnë nga epilepsia. (more…)

Blog te WordPress.com.