Astrit Lulushi’s Blog

19 Maj, 2009

Valproate prek zhvillimin mendor

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 1:40 pm
Tags: , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

valproateSipas një studimi të ri, një ilaç i quajtur Valproate mund të ulë shkallën e inteligjencës tek fëmijët, nëse ky ilaç merret nga gratë gjatë periudhës së shtatzënisë. Shkencëtarët thonë se gjatë periudhës së shtatzënisë, por edhe para saj, gratë duhet t’a shmangin këtë ilaç nëse është e mundur. Valproate u jepet personave që vuajnë nga epilepsia.Çdo vit në Shtetet e Bashkuara, rreth 250 mijë foshnje lindin nga gra që vuajnë nga epilepsia. Gratë shtatzëna me epilepsi zakonisht marrin barna sepse epilepsia e pakontrolluar është e rrezikshme si për nënën edhe për foshnjen.

Për parandalimin e krizave të epilepsisë, ekzistojnë shumë lloj ilaçesh dhe studimi i ri veçon vetëm Valproaten, që gratë mund të  mendojnë ta shmangin.

Gjatë studimit u morrën në shqyrtimit të 309 fëmijëve në moshë parashkollore, të cilët ishin ekspozuar ndaj ilaçeve kundër epilepsisë para lindjes, kur  ndodheshin në fetusin e nënës. Sipas studimit, fëmijët, nënat e të cilëve kishin marrë ilaçin Valproate,  dolën me rezultate më të ulta në provimin e inteligjencës ose IQ, shkallë e njohurive.

Fëmijët e ekspozuar ndaj ilaçeve të tjera si Lamictal, Dilantin ose Tegretol, që trajtojnë epilepsinë, kishin një shkallë njohurish ose IQ midis 98 dhe 100 pikëve, ndërsa fëmijët e ekspozuar ndaj ilaçit Valproate, siguruan 92 pikë.

Valproate gjithashtu është lidhur me shtimin e rrezikut të lindjeve me defekt. Ky dhe ilaçe të tjera kundër krizave epileptike ndonjëherë përdoren edhe për trajtimin e migrenës dhe të çrregullimit bipolar.

Shkencëtarët udhëzojnë që grate të provojnë barna të tjera të mundshme për të shmangur Valproatin, veçanërisht nëse ato janë shtatzëna ose presin të bëhen shtatzëna.

1 Koment »

  1. Keshill shume e mir, por qfar nese femiu ka epilepsi dhe trajtohet me Valproate, nena e te cilit nuk eshte trajtuar me asnje lloj ilaqi pasi qe edhe nuk vuan nga epilepsia. A ndikon ne zhvillimin e intelegjences se femiut pasi qe eshte duke perdorur Valproate pika.

    Koment nga remzi — 20 Shtator, 2010 @ 11:00 am | Përgjigjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: