Astrit Lulushi’s Blog

23 Maj, 2009

Ekspozita PentaKos ose 5 piktorë kosovarë në Uashington

Filed under: Art,Kulture — astritlulushi @ 12:20 pm
Tags: , , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

wodrow wilsonNë Uashington, u hap këto ditë një ekspozitë me punime të 5 piktorëve nga Kosova; Shyqri Nimani, Shaip Çitaku, Nexhmie Çerkezi, Enver Rakovica dhe Veli Blakçori. Ekspozita mban titullin Pentakos – Pesë nga Kosova, dhe megjithëse e përbashkët, ështe shprehje individualiteti në moshë, gjini, mendim e stil artistik i të pesë piktorëve nga Kosova. Ekspozita u hap nën kujdesin e qëndrës kulturore Udrou Uillson e cila u ofroi piktorëve mjediset e saj. Ekspozita është rezultat i atyre nismave të herë-pas-herëshme private a të bashkërenduara që jane vënë re kohët e fundit, ku një pilot, biznesmen a këngëtar hidhet në veprim për të tërhequr e vemendjen ndërkombëtare se Kosova tani është shtet dhe pavarësia e saj duhet të njihet nga të gjithë.

Në këtë kuadër, Ekspozita Pentatkos është rezultat i nismës së ambasadës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara në bashkëpunim me vetë artistët që jetojnë e veprojnë në Prishtinë.

Dy nga autorët me punime në ekspozitën PentaKos – Nexhmie Cerkezi dhe Shaip Citaku – nuk ishin të pranishëm, ndoshta për arsye të vështirësive të udhëtimit.

Punimet e ekspozuara tërheqin vemendjen e vizitorëve. Disa prej tyre e njohin Kosovën, por pak dijnë për artin e saj. Shume prej pikturave janë punime grafike; të thjeshta në dukje; me ngjyra bazë, por shprehëse, metaforike, konceptuese dhe me mesazhe të qarta.

sofraNë këtë cikël punimesh, piktori i njohur Shyqri Nimani paraqet “Sofrën” shqiptare. Me tre piktura, Nimani shpreh grafikisht një evoluim, që historianëve do t’u duheshin qindra faqe të shkruara. Sofra, kjo traditë e mikëpritjes, respektit, bashkimit, por edhe e burimit të debateve a kuvendimit, në pikurën e parë Nimani e  sjell Sofrën të kufizuar; në pikturën e dytë, Sofra përmban më shumë detaje si të jetë objekt në zhvillim; dhe në pikturën e tretë, “Sofra” paraqitet e plotë, në formë rrethi, prandaj edhe autori e ka titulluar “Trungu etnik”.

Një ndjenjë të ngjashme sikur zgjojnë edhe punimet e piktorit tjetër në këtë ekspozitë, ato të Veli Blakçorit.

demiAi paraqet dy dema bri-për-bri, duke u përleshur dhe në fund Blakçori e paraqet Demin fitimtar, por të vetmuar, si për të treguar se jeta përmbushet kur janë dy, dhe jo e izoluar. Edhe ngjyrat kuq e zi, që mbizotërojnë këtë picture,  kane domethënien e tyre, ndërsa e  bardha, symbol i hapësirës, lë të kutohet se fitorja nuk është gjithçka, por  vetëm një pikë në procesin e pafund të zhvillimit a formimit.

Një tjetër piktor me punimet e veta në këtë ekspozitë është Enver Rakovica. Pikturat e tij përfaqësojnë ekspresionizmin abstrakt jo vetëm nga përmbajtja por edhe për nga teknika.

rakovica art Për të shprehur ndjenjat a idenë e tij, Rakovica përdor serigrafinë; teknikë e artit postmodernist, që zuri fill në Amerikë në vitet 1960 me piktorin e njohur Andy Uarhol. Kjo rrymë u përdor nga artistët e asaj periudhe për të ngritur zërin kundër hierarkisë në kulturë e art. Rakovica është edhe deputet në parlamentin e Kosovës. Duke zgjedhur post-modernizmin si mjet shprehës, ai sikur përpiqet të thotë se në këtë botë nuk ka shoqëri a kulture superiore; ato janë vetëm të ndryshme. Ky duket edhe si një mesazh që i shkon për shtat Kosovës bashkëkohore, ku thirrja për të drejta të barabarta për të gjithë segmentet etnike të shoqërisë, është jo vetëm çështje e ditës, por edhe symbol i flamurit të shtetit më të ri në botë.

1 Koment »

  1. tung

    Koment nga viola — 26 Janar, 2010 @ 6:19 pm | Përgjigjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: