Astrit Lulushi’s Blog

26 Maj, 2009

Barnat statin edhe kundër goditjeve në tru

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 2:01 pm

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

statinGrupi i barnave Statin për uljen e kolesterinës mund të ndihmojë për uljen e rrezikut të goditjeve në tru. Gjatë një studimi, botuar në numrin e fundit të revistës mjekësore Lancet Neurologji,  shkencëtarët analizuan provat klinike tek pacientët që ishin trajtuar me barna Statin dhe vunë re se rreziku ndaj një goditjeje në tru ishte paksuar 20 përqind. Goditja në tru, qoftë bllokim arteri ose hemoragji cerebrale, është shkaktari i tretë kryesor i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara. Por pacientët në rrezik për goditje në tru mund të jenë në gjendje ta pakësojnë këtë rrezik duke marrë barna Statin që përdoren për uljen e nivelit të kolesterinës.

Mjekët në Francë analizuan 24 studime a prova klinike dhe zbuluan se ata që merrnin statin ishin 18 përqind më pak në rrezik për të pësuar godije në tru, në krahasim me pacientët që përdorën placebo.

Dhe sa më e madhe rënia e nivelit të kolesterinës deri në nivelin e rekomandueshëm,  aq më i madh ishte pakësimi i rrezikut për goditje në tru.

Gjatë studimit, ekspertët nuk vunë re ndonjë shtim të dukshëm në numrin e rasteve të hemoragjive cerebrale mes pacientëve që merrnin statin – shqetësim i ngritur nga një studim i mëparshëm.

Në thelb, të gjithë pacientët me rrezik të lartë duket se përfituan nga trajtimi me  statin, thonë autorët e studimit. Shkencëtarët thonë se pacientët me faktorë rreziku siç janë mosha e thyer, mbipesha trupore, dhe pirja e duhanit, duhet të mendojnë të marrin statin nëse kanë nivel të lartë kolesterine.

Statinët janë një grup ilaçesh me emra të ndryshëm, prandaj shtrohet pyetje se cili është statini më i mirë? Mjekët thonë se çdo lloj statini është i mire, përsa kohë që pacienti ndjen efekte positive; dhe statini është i efektshëm nëse ulë kolesterinën e keqe ose LDL në nivelet e rekomanduara.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: