Astrit Lulushi’s Blog

26 Maj, 2009

Vlerat e vaksinimit

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 2:08 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

vaccinationNë Shtetet e Bashkuara, gjithnjë e më shumë prindër nuk pranojnë t’i vaksinojnë fëmijët e tyre kundër sëmundjeve ngjitëse, por një studim i kohëve të fundit tregon se zonat e banimit ku prindërit kundërshtojnë vaksinimin janë më të pambrojtura nga shpërthimi i sëmundjeve infektive. Në studimin e botuar në revistën mjekësore të Nju Englandit thuhet se suksesi i programeve të imunizimit i ka bërë disa prindër të besojnë se sëmundje të tilla si lija, kolla e mire ose poliomeliti  tashmë janë zhdukur prandaj vaksinimi ndaj tyre nuk është i nevojshëm. Por këta prindër e kanë gabim, thuhet në studim.

Në vitin 2008, Shtetet e Bashkuara kishin rastet më të larta të lisë në më shumë se 10 vjet, dhe thuajse të gjithë të prekurit nga kjo sëmundje ngjitëse  bënin pjesë në grupin e njerëzve që nuk ishin vaksinuar.

Zyrtarë të shëndetësisë shqetësohen për shpërthime të ngjashme sëmundjesh të ngjitëse, sepse prindërit gjithnjë e më shumë po shmangin vaksinimin e fëmijëve të tyre. Shkencëtarët pranë universitetit Emory morrën në shqyrtim gjendjen e krijuar dhe arritën në disa përfundime tepër shqetësuese. Për shembull, shumë shtetet po e bëjnë gjithnjë e më të lehtë pranimin në shkollë të fëmijëve të pavaksinuar mbi bazat e besimit personal; që në këtë  rast ndodh kur prindi thotë se ai beson që vaksina është e panevojshme, dhe ligji nuk mund ta detyrojë të besojë ndryshe.

Në disa rajone të Shteteve të Bashkuara, 20 përqind e fëmijëve të shkollave i shmangen vaksinimit si pasojë e kundërshtimit të prindërve. Këto zona tani shihen si më të mundshmet a më në rrezik për prekjen nga sëmundjet infektive, të cilat mund të përhapen lehtë mes popullates së pavaksinuar.

Sipas studimit, fëmijët e pavaksinuar ishin 35 herë më në rrezik për t’u prekur nga sëmundja e lijës. Shkencëtarët thonë se prindërit mbivlerësojnë pasojat  anësore të vaksinës dhe nënvlerësojnë dëmin e sëmundjeve infektive. Para ekzistencës së vaksinës, në Shtetet e Bashkuara vdisnin nga lija çdo vit 450 vetë dhe 4  mijë të tjerë mbeteshin me pasoja të rënda në tru.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: