Astrit Lulushi’s Blog

23 Qershor, 2009

Barnat kundër tensionit, edhe ndaj goditjeve në zemër

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 12:48 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

TENSIONIBarnat për uljen e tensionit të gjakut mund të ndihmojnë jo vetëm pacientët që vuajnë nga tensioni lartë, por edhe ata që janë në rrezik për goditje në zemër a në tru. Pas shqyrtimit provave klinike në këtë fushë, shkencëtarët vunë re se personat e moshuar që ishin trajtuar me barna kundër tensionit të gjakut kishin pakësuar edhe gjasat për goditje në zemër e në tru, pavarësisht nëse vuanin nga tensioni i lartë gjaku ose jo. (more…)

Trajtim i pagjumësisë kronike

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 12:44 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
INSOMNIARreth 30 përqind e amerikanëve preken nga pagjumësia të paktën një here dhe gjithnjë e më shumë pancientë marrin ilaçe për t’i ndihmuar të flenë natën. Por studime të reja tregojnë se barnat përbëjnë vetëm zgjidhje të përkohëshme, në krahasim me terapinë me këshilla për të fjetur më mirë.
(more…)

16 Qershor, 2009

Gratë, më në rrezik nga tymi i duhanit

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 2:02 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

no-smokingGratë mund të jenë më në rrezik sesa burrat për t’u prekur në mushkëri si pasojë e tymit të duhanit. Studimi i cili morri në shqyrtim rreth 1 mijë duhanpirës me sëmundje në mushkëri, tregoi se grate janë më në rrezik të preken në mushkëri që në moshë të re brenda pak viteve nga fillimi i pirjes së duhanit.
(more…)

Akupuntura e simuluar zbut dhimbjet kronike

Filed under: Mjekesi,Psikologji — astritlulushi @ 1:55 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

acupunctureSipas një studimi, akupuntura mund t’i zbusë simptomat e dhimbjeve kronike në  pjesën e poshtme të shtyllës kurrizore,  edhe nëse përfitimet prej saj janë kryesisht mendorë a psikologjikë. Gjatë studimit, një grup i pacientëve u trajtua me akupunturë  ndërsa grupi tjetër me akupunturë të simuluar gjatë së cilës gjilpëra nuk e shponte lëkurën. (more…)

15 Qershor, 2009

Seminar kulturor për 100 vjetorin e gazetës “Dielli”

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

11DIELLIMë 13 qershor në një nga mjediset e kolegjit Monroe në Nju Jork u zhvillua seminari mbi 100 vjetorin e botimit të numërit të parë të gazetës Dielli, që më pas do të bëhej organ i Federatës mbarë shqiptare të Amerikës, Vatra. Në seminar morën pjese edhe një grup studiuesish e historianësh nga trojet shqiptare dhe diaspora, SHBA e Kanada, të cilët paraqitën kumtesat e tyre mbi rolin e gazetës Diell në çështjet kombëtare. (more…)

9 Qershor, 2009

Pajisje e re dentare

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 2:08 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

dentistShumë prej atyre që vuajnë nga dhëmbët e kanë njohur edhe frikën e natyrshme  kur dentisti bëhet gati të zhbirojë dhëmbin e sëmurë, sepse qoftë edhe një prekje e lehtë e nervit mund të shkaktojë dhimbje të mëdha dhe me turjelë në gojë është e pamundur të flasësh për t’u ankuar. (more…)

Trajtim të ngutshëm për goditjet e vogla në tru

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 2:05 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

mini strokeGoditjet e vogla në tru shkaktohen nga mbyllja mekanike e enëve të gjakut. Ato quhen ndryshe edhe TIA shkurt për Sulme Iskemike Kalimtare. Meqënëse këto sulme janë të lehta e kalimtare shpesh shikohen si të parëndësishme. Por sipas një studimi të kohëve të fundit, kryer nga shoqata amerikane kundër sëmundjeve të zemrës, (more…)

Kimoterapi edhe për gratë e moshuara me kancer në gji

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 2:00 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
kimoterapiMjekët shpesh nuk këshillojnë trajtimin me kimoterapi të kancerit të gjirit për pacientet e moshuara. Por një studim i ri tregon se gratë e moshuara mund t’a përballojnë trajtimin me kimoterapi njësoj si pacientet në moshë të re.  (more…)

2 Qershor, 2009

Të mirat e ecjes

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 12:45 pm
Tags: , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

walkingPër të patur një zemër të shëndetëshme, duhen luajtur këmbët, thuhet në një studim të kohëve të fundit.  Ecjet e gjata që ndihmojnë për djegjen e kalorive mund të përmirësojnë faktorët që ndikojnë në sëmundjet e zemrës. Madje ecje të tilla, sipas studimit, rekomandohen edhe për personat që sapo kanë kaluar një sëmundje kardiake (more…)

Duhani dhe adoleshentët

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 12:40 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

cigaretteLigjet kundër shitjes së cigareve për fëmijët ose të rinjtë nën moshën e lejuar, kanë ndihmuar në uljen e numrin e atyre që pijnë duhan mes kësaj grupmoshe në Shtetet e Bashkuara. Sipas një studimi të ri, zbatimi i këtyre ligjeve kundër duhanit u përmirësua dukshëm nga midis viteve 1997 – 2003, duke bërë që pirja e duhanit mes 15 vjeçarëve të ulet 20 përqind. (more…)

Faqja Pasuese »

Blog te WordPress.com.