Astrit Lulushi’s Blog

Qershor 9, 2009

Kimoterapi edhe për gratë e moshuara me kancer në gji

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 2:00 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
kimoterapiMjekët shpesh nuk këshillojnë trajtimin me kimoterapi të kancerit të gjirit për pacientet e moshuara. Por një studim i ri tregon se gratë e moshuara mund t’a përballojnë trajtimin me kimoterapi njësoj si pacientet në moshë të re.  Shkencëtarët shpresojnë që rezultatet e këtij studim, botuar në revistën mjekësore të Nju Englandit , do t’i bindin mjekët t’u ofrojnë trajtim të plotë me kimoterapi pacienteve të moshuara me kancer në gji.

Më shumë se 40 përqind e pacienteve me kancer në gji janë diagnostikuar rreth moshës 65 vjeç e sipër, por pak studime mbi kimoterapinë kanë përfshirë paciente të kësaj moshe.

Kërkimet tregojnë se mjekët nuk u japin trajtim të plotë grave të moshuara me kancer në gji, duke u mjaftuar me pak barna kimoterapike në doza të ulta ose shmangien plotësisht të kimoterapisë.

Por studimi i ri tregon se gratë e moshuara me kancer në gji në fazë fillestare mund të përfitojnë nga marrja e barnave standarte kimoterapikë që u jepen pacienteve në moshë të re.

Shkencëtarët pranë universitetit të Karolinës së veriut caktuan një grup pacientesh të moshuara me kancer në gji që të trajtoheshin me kimoterapi të kufizuar duke u dhënë 1 ilaç kimo, ndërsa një grup tjeter u trajtua me  regjimin standart me kimo i përbërë nga disa barna së bashku.

Eksperimenti nuk vazhdoi më gjatë sepse u pa qartë se regjimi standart kimoterapik ishte më i efektshëm. Gratë që morrën vetëm një ilaç kimo kishin dy herë më shumë të ngjarë të vdisnin ose të keqësoheshin, në krahasim me gratë që iu nënshtruan regjimit standart të kimoterapisë.

Shkencëtarët e pranojnë se këto ilaçe kanë pasoja anësore të papëlqyeshme, përndryshe një trajtim i plotë me regjim standart kimoterapik mund të shtojë vite në jetën e grave të  moshuara që vuajnë nga kanceri në gji.

Advertisements

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: