Astrit Lulushi’s Blog

9 Qershor, 2009

Pajisje e re dentare

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 2:08 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

dentistShumë prej atyre që vuajnë nga dhëmbët e kanë njohur edhe frikën e natyrshme  kur dentisti bëhet gati të zhbirojë dhëmbin e sëmurë, sepse qoftë edhe një prekje e lehtë e nervit mund të shkaktojë dhimbje të mëdha dhe me turjelë në gojë është e pamundur të flasësh për t’u ankuar. Por një dentist në Saint Luis të shtetet Minesota ka shpikur një instrument që e bën pacientin të mos ketë frikë.

Mjeku Majkëll  Eduards tani u jep pacientëve të mbajnë në dorë një buton që komandon turjelën e dentistit. Sa herë që pacienti ndjen dhimbje, ai vetë shtyp butonin dhe turjela në dorën e dentistit ndalet.  Atëherë dentisti e kupton që pacienti ndjen dhimbje dhe i jep ilaç të përshtatshëm ose e ndërpret procesin deri sa pacienti të qetësohet. Doktor Eduards e quan shpikjen e tij Dental Buton që mund të përdoret thuajse me të gjitha pajisjet në klinikën e një dentisti. Doktor Eduards thotë se duke mbajtur butonin në dorë, pacientët e tij tani kanë më pak frikë. Zakonisht ata nuk e shtypin butonin, por vetëm siguria që e kanë turjelën  nënkontroll i bën të mos kenë frike. Dental Buton është në plan të përdoret edhe në klinika të tjera dentare në Saint Luisit, madje kërkesa për këtë pajisje kanë filluar të vijnë edhe nga vende të largëta si Britania e Australia.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: