Astrit Lulushi’s Blog

Qershor 15, 2009

Seminar kulturor për 100 vjetorin e gazetës “Dielli”


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

11DIELLIMë 13 qershor në një nga mjediset e kolegjit Monroe në Nju Jork u zhvillua seminari mbi 100 vjetorin e botimit të numërit të parë të gazetës Dielli, që më pas do të bëhej organ i Federatës mbarë shqiptare të Amerikës, Vatra. Në seminar morën pjese edhe një grup studiuesish e historianësh nga trojet shqiptare dhe diaspora, SHBA e Kanada, të cilët paraqitën kumtesat e tyre mbi rolin e gazetës Diell në çështjet kombëtare.

Seminari kulturor u thirr nga shoqata Vatra për nder të 100 vjetorit të gazetës Dielli, e cila u themelua më 1909 nga Konica e Noli, duke u bërë prelud i Fedetarës Vatra që u krijua tri vjet më vonë, më 1912, nga të njëjtit atdhetarë.

Ështe kjo lidhje e ngushtë që e bën të përbashkët fatin e këtyre dy institucioneve, prandaj edhe suksesi a mos suksesi i njërit afekton tjetrin, i gëzon dhe i shqetëson të gjithë. Në kushtetutën 97 vjecare të federatës panshqiptare Vatra, Diellit i është caktuar roli informues dhe edukativ për anëtarët e mbarë lexuesit e saj.

Por ka rreth 20 vjet që Gazeta Dielli ka dalë rrallë e më rrallë ndërsa që prej vitit 2006 ko gazetë nuk e ka parë dritën e botimit. Mendimi i përgjithshëm është se Vatër pa Diell nuk mund të ketë. Zoti Agim Karagjozi është kryetar i federatës mbarë shqiptare Vatra. Ai thotë se kjo shoqatë tashmë ka dalë nga vështirësitë financiare që pengonin edhe botimin e gazetës.

Zoti Karagjozi është njëkohësisht edhe administrator i gazetës Dielli. Gjatë seminarit ai u premtoi vatranëve se gazeta Dielli do të dalë përsëri dhe shumë shpejt. Veprimtari i njohur komunitetit, Harry Bajraktari e sheh cështjen edhe me syrin e afaristit. Që Vatra e Dielli duhet dhe do të gjallërohen, për këtë zoti Bajraktari nuk ka asnje dyshim.

Konferenca u hap me hymnet kombetare shqiptare e amerikane, e të shtetit të Kosovës, interpretuar nga këngëtarja e njohur Merita Halili, shoqëruar nga instrumentisti Raif Hyseni.

Seminari u drejtua nga dy prej anëtarëve më aktivë të Vatrës, zonja Merita Bajraktari Mekormak e cila drejton degën e Vatrës në Uashington dhe zoti Agron Alibali, anëtar i kryesisë nga Bostoni. Të dy ata përfaqësojnë edhe brezin e ri shqiptaro amerikan, që Vatra ka filluar t’a afrojë për mbarëvajtjen e punëve së saj.

Kancelari i Kishës së Shën Gjergjit në Boston, at Artur Liolini i kishte dërguar konferences një telegram urimi. Zëvëndës ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Kreshnik Çollaku lexoi telegramin e urimit dërguar vatranëve në këtë 100 vjetor të Diellit, nga kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha. Vatranët i përshëndeti edhe ambasadori i Shqipërisë pranë OKB-së, Adrian Neritani. Në këtë 100 vjetor të Diellit, përshëndetën edhe përfaqësues të ministrisë së Kosovës për çështje të Diasporës, si dhe të Arkipeshkëvisë Katolike të Kosovës.

Në referatin e tij, historiani Beqir Meta foli mbi rolin e gazetës Dielli për zgjimin kombëtar në fillim të shekullit të XX. Ndërsa redaktori i Diellit, Anton Çefa, foli mbi redaktorët në vite të kësaj gazete që nga dita e themelimit të saj, të cilë luajtën rol kyç në përmbushjen e misionit të Diellit dhe të Vatrës në përgjithësi. Profesor Muharrem Dezhgiu nga Shqipëria shqyrtoi rolin e gazetës Dielli gjatë periudhës së luftës së dytë botërore, rol që gjithmonë lidhej me cështjen kombëtare dhe ekzistencën e shtetit shqiptar, pavarësisht nga rrymat ideologjike në vend.

Historiani Sevdai Kastrati i hodhi një vështrim shkrimeve letrare të botuara në faqet e Diellit mes viteve 1909 – 1971. Ndërsa, Dalip Greca redaktor i gazetës shqiptare amerikane Illyria në Nju Jork foli mbi rolin e Diellit si shkollë e shtypit të lirë dhe lajmit të saktë, rol, tha ai, që duhet të studiohet e të merret si model nga gazetaria e sotme shqiptare. Referate kishin përgatitur për këtë 100 vjetor edhe studiues të tjerë si shkrimtari i njohur Naum Prifti mbi letërsinë artistike të pasqyruar në faqet e Gazetës Dielli; apo studiuesi Idriz Lamaj mbi intelektualin Kostë Cekrezit si redaktor i gazetës Dielli në prag të luftës së parë botërore.

Gjithashtu gjatë këtij seminari, historiani nga Shqipëria, profesor Beqir Meta u shpall anëtar nderi i Federatës mbarë shqiptare e Amerikës Vatra. Ndërsa veprimtari për të drejtat e çamëve, Ahmet Xhafo nga Kalifornia i bëri thirrje mbarë komunitetit, që t’a ngrejë rolin e Diellit në lartësinë që ka gëzuar, duke e ndihmuar materialisht dhe moralisht këtë gazetë.

Zoti Xhafo në mënyrë të hapur i dorëzoi Vatrës një çek prej 1 mijë dollarësh për gazetën Dielli dhe propozoi që kjo federatë mbarë shqiptare duhet të bëjë më shumë për të ndihmuar në zgjidhjen e çështjes çame.

Vëzhguesit thonë se konferenca kulturore mbi 100 vjetorin e gazetës Dielli përbën edhe një rikujtesë se, pavarësisht nga ngadalësimet që skeptikët i shohin si ndalesa, Federata Vatra me gazetën e saj Dielli kanë forca për t’a vazhduar misionin e përcaktuar nga idealistët e rilindësit shqiptarë të shekullit të kaluar, Fan Noli e Faik Konica.

Advertisements

2 Koment »

  1. per vezhguesit qe shprehen se “skeptiket i shohin ngadalesimet si vones”,te mos shqetesohen aq shume,sa mendimet e lira,e te sinqerta ti etiketojne mendime skeptike,por te rreflektojne ndaj ndergjegjes se tyre te mpleksur nga e kaluara e perzier (e paguar apo indokrinuar zogisto-enveriste qe nuk la gure pa levizur deri sa vuri nen kontroll shoqaten vatra.

    Gazeta Dielli per nga nisma ishte nje drite per shqiptaret e tej lodhur me dokra te servirura ideologjish otomane, zogolljane, apo enveristo-titistesh, prandaj donin te shikonin e te lexonin gazeten Dielli e keshtu ato sa here qe gazeta Dielli nderpritej shqtesoheshin shume. Prandaj dua ti theme “vezhguesve”se ngadalesimi dhe nderprerja nuk kane kuptim te njete, se ngadalesim do te thote vazhdim, kurse nderprerje do te thote mbyllje, per hire te pareve nen dore, apo per efek te ideologjise komunisto-enveriste qe importoi doktatura komuniste ne cdo cep te globit, e kete e dine shume mire ato qe strehuan, e pajisen me viza bashkepuntore e puntore ne krimet makabre te diktatures enveristo-komuniste, e pjellat e tyre. Boll me me te tille kapadainje qe vazhdojne te krekosen si gjeli siper plehut, populli i njeh tashme mire perkrahesit e bemave te klaneve kriminale komuniste te vazhdimesise si alia, nano, berisha, godo etj, jane deklaratat e tyre tashme te bera publike qe nuk te lene te gabosh. Populli thote se,”nje fshat qe duket nuk ka nevoje per kallauz, e per tellall qe i zoti e shet e tellalli se jep”.Binduni o mjerane,e ju o pampersa enveristo-titistesh me shoke se iku koha kur shqiptareve i servirej sapuni per djathe. Gazeta Delli edhe nese nuk llomotitni ju o “vezhgues”, ajo do te mbetet nje rreze Dielli per te gjithe shqiptaret, pavaresisht nga ndreprerjet.

    Koment nga Patriot — Korrik 22, 2009 @ 8:34 am | Përgjigjjuni

  2. I prefered this very much! Just satisfying! the way you handled the topic is deserving

    Koment nga Vance Leshem — Dhjetor 8, 2010 @ 2:29 am | Përgjigjjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: