Astrit Lulushi’s Blog

16 Qershor, 2009

Akupuntura e simuluar zbut dhimbjet kronike

Filed under: Mjekesi,Psikologji — astritlulushi @ 1:55 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

acupunctureSipas një studimi, akupuntura mund t’i zbusë simptomat e dhimbjeve kronike në  pjesën e poshtme të shtyllës kurrizore,  edhe nëse përfitimet prej saj janë kryesisht mendorë a psikologjikë. Gjatë studimit, një grup i pacientëve u trajtua me akupunturë  ndërsa grupi tjetër me akupunturë të simuluar gjatë së cilës gjilpëra nuk e shponte lëkurën. Rezultatet treguan se të dy grupet filluan të ndjeheshin njësoj mirë pas këtij  eksperimenti.

Amerikanët shpenzojnë çdo vit rreth 37 miliardë dollarë për trajtimin e dhimbjeve në pjesën e poshtme të shtyllës kurrizore. Studimi i ri tregon se akupuntura mund t’i ndihmojë këta pacientë që vuajnë nga dhimbje të tilla kronike, megjithëse ndjenja e përmirësimit është shpesh rezultat i gjendjes psikologjike. Ekspertët e krahasojnë këtë me efektin placebo, kur pacientëve u thuhet se po trajtohen me një ilaç, ndërsa në fakt atij atyre u jepen karamele në fromë tabletash.

Shkencëtarët e qëndrës shëndetësore për studime kërkimore  zgjodhën 600 pacientë që vuanin nga dhimje kronike në pjesën e poshtme të kurrizit për t’iu nënshtruar akupunturës bazuar në gjendjen psikologjike të secilit. Akupuntura me gjilpëra, e quajtur akupunturë e standartizuar besohet të jetë e efektshme për lehtësimin e dhimbjeve në pëjesën e poshtme të shtyllës kurrizore. Në rastin e akupunturës së stimuluar, ekspertët përdorin trajtim konvencional, pa akupunturë,  ose mjete të cilat nuk shpojnë lëkurën ose.

Pas 8 javësh trajtim,  tek të dy grupet e pacientëve u vu re një pakësim i ngjashëm i simptomave të dhimbjeve. Shkencëtarët thonë se këto rezultate ngrenë pyetjen se në ç’mënyrë vepron akupuntura? – një teori thotë se gjilpëra nuk është e thënë të shpojë lëkurën për të patur ndonjë efekt biologjik; teoria tjetër është se përfitimet nga akupuntura janë kryesisht psikologjike – njerëzit ndjehen më mirë pas trajtimit që ata besojnë se i ndihmon.

1 Koment »

  1. Nat. 0797075318Email : iqerimi@hotmail.com

    Viktimë e një intervenimi kirurgjikal,
    jeta ime është çorientuar. Kjo vjen nga injorimi mungesa e vullnetit të mirë nga ana e disa mjekëve në Zvicër që nuk pëpiqën ta përmirësojnë gabimin e vet profesional (Dr. Stuzenger et son équipe). Ata preferojnë të mbesin solidarë në gënjeshtrat e tyre në vend që të tregojnë të vertetën e të më shërojnë. Përballë këtij moskuptimi dhe në këtë padrejtësi, unë gjendem, në tridhjetë vitet e mia, i dënuar të mbetem i hendikepuar përjetë.Qe arsyeja për të cilën ngjarja ime më ka shtyer kah ju në mënyrë që kjo padrejtësi mos të përseritet kurrë dhe duke shpresuar se mund të më ndihmoni. Dua ta ceku edhe një të vertetë që e dëshmojnë faktet se në gabimin e kirurgve gjatë operimit tim anestezionin ma ka dhënë një infermiere në vend të anestologut profesionalist. Gabim që mjekët duhet ta pranojnë sepse janë betuar në Betimin e Hipokratit.

    Ismajl QERIMI

    Koment nga qerimi isabelle — 1 Prill, 2011 @ 12:53 am | Përgjigjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: