Astrit Lulushi’s Blog

16 Qershor, 2009

Gratë, më në rrezik nga tymi i duhanit

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 2:02 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

no-smokingGratë mund të jenë më në rrezik sesa burrat për t’u prekur në mushkëri si pasojë e tymit të duhanit. Studimi i cili morri në shqyrtim rreth 1 mijë duhanpirës me sëmundje në mushkëri, tregoi se grate janë më në rrezik të preken në mushkëri që në moshë të re brenda pak viteve nga fillimi i pirjes së duhanit.
Statistikat tregojnë se 100 vjet më pare, sëmundjet që lidhen me duhanin preknin kryesisht vetëm burrat. Kjo për arsye se atëherë shumë pak gra pinin duhan.

Por në 100 vjetët e fundit gjërat kanë ndryshuar, miliona gra pijnë cigare, prandaj edhe shëndeti i tyre është bërë më i pambrojtur ndaj sëmundjeve që lidhen me duhanin. Në vitin 1987, kanceri në mushkëri ia kaloi kancerit në gji, duke u bërë kanceri më vdekjeprurës mes grave.

Tani, pas 22vjetësh, studimi i ri tregon se mushkëritë e grave duket se janë më të pambrojtura nga tymi i cigares. Shkencëtarët në Norvegji morrën në shqyrtim afro 1 mijë pacientë me sëmundje kronike në mushkëri ose COPD. Nga kjo sëmundje në Shtetet e Bashkuara, cdo vit vdesin rreth 120 mijë vetë.

Rezultatet e studimit treguan se gratë prekeshin nga kjo sëmundje në moshë më të re se sa burrat.  Gjithashtu mes atyre me mushkëri të dëmtuara kishte  gra që kishin pirë më pak cigare sesa burrat, çka i shtyn autorët e studimit të besojnë se gratë mund të preken në mushkëri më lehtë sesa burrat.

Për të shpjeguar përse ndodh kjo, shkencëtarët paraqesin disa teori; rrugët e frymëmarrjes tek grate janë më të vogla dhe metabolizmi i kimikateve gjatë pirjes së duhanit ndodh tek gratë me një tjetër ritëm nga ai i burrave; teoria tjetër është se dallimet në gjene ose në hormone  midis dy gjinive gjithashtu duket se luajnë një rol në këtë aspekt.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: