
Acetaminofen njihet si Tylenol dhe si Paracetamol. Doktor Robert Broun pranë qëndrës mjekësore Kolumbia thotë se ky ilaç është popullor sepse është mjaft i efektshëm në krahasim me barnat e tjera kundër dhimbjeve, dhe gjithashtu nuk rëndon në stomak dhe thuajse pa asnjë pasojë anësore kur merret në dozë të përshtatshme.
Por cila është doza e përshtatëshme. Shkencëtarët thonë se Tajlenoli në doza të larta mund të shkaktojë dëme të rënda në mëlçi, madje edhe vdekje. Në formë tableti, taljanol rekomandohet 500 miligram në çdo 4 ose 6 orë. Një grup shkencëtarësh pranë universitetit të Kalifornisë në San Diego thotë se kjo dozë është shumë e lartë dhe rekomandojnë që tajlanoli të shitet vetëm me recetë. Ata rekomandojnë gjithashtu që barnat Percocot dhe Vicodin të hiqen nga tregu. Këto dy barna jepen me recetë kundër dhimbjeve dhe përmbajnë tajlenol. Por shkencëtarët të tjerë shqetësohen se një masë e tillë do të pakësontë aftësinë e mjekëve për të trajtuar pacientët në rast dhimbjesh të mëdha. Ata thonë se këto barna nuk duhet të hiqen nga tregu, por pacientët dhe mjekët duhet të tregohen më të përgjegjshëm në marrjen e tyre. Ndërkohë, agjencia që kujdeset për cilësinë e ushqimeve dhe barnave po i shqyrton këto rekomandime dhe një vendim pritet të merret pas disa muajsh.
Lini një Përgjigje