Astrit Lulushi’s Blog

18 Gusht, 2009

Burrëria dhe shëndeti

Filed under: Mjekesi,Psikologji,sociologji — astritlulushi @ 3:06 am
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

stehescope-main_FullBurrat kryesisht fitojnë më shumë para sesa gratë dhe si rrjedhim ata kanë më shumë përqasje  për kujdes shëndetësor. Por statistikat tregojnë që burrat nuk janë më të shëndetshëm e nuk rrojnë më gjatë sesa gratë. Gjithashtu, burrat që mendojnë se të jesh i fortë fizikisht  është pjesë e rëndësishme e të qenit burrë, kanë më shumë të ngjarë të mos shkojnë rregullisht për kontroll tek mjeku.

Sociologia Kristen Springer, profesore në universittetin Rutger, morri në shqyrtim se në ç’mënyrë ndikon koncepti i  burrërisë në vendimin e meshkujve  për t’u kujdesur për shëndetin.

Gjatë studimit, kur u pyetën nëse ishin dakord me  idenë se “burrat nuk duhet t’a tregojnë dhimbjen” 50 përqind e tyre thane se ishin dakord me këtë shprehje dhe për këtë arsye ata nuk shkonin tek mjeku.

Profesorja Springer thotë se këta burra nuk shkonin rregullisht tek mjeku për analizë të prostatit, apo për vaksinë kundër gripit, sëmundje që shqetësojnë njeriun ndërsa moshohet.

Kujdesi paraprak shëndetësor është i rëndësishëm për burrat në moshë mbi mesatare, sepse sipas statistikave burrat vdesin 5 vjet më herët sesa gratë.

Sociologia Springer thotë se koncepti se “burrëria  matet me forcën” duhet  ndryshuar, pasi  kështu mjekësia mund t’i ndihmojë më mirë burrat. Springer e paraqiti studimin e saj gjatë konferences vjetore të shoqatës amerikane të sociologjisë në San Francisko.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: