Astrit Lulushi’s Blog

4 Shtator, 2009

Aspirina ndihmon pacientët me kancer në zorrën e trashë

Filed under: Uncategorized — astritlulushi @ 6:04 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

070505_aspirin_09.jpgQë prej kohëve të lashta, njerëzit kanë përdorur barna kundër dhimbjeve dhe temperaturës. Por shkencëtarët e kohës sonë kanë gjetur arsye të tjera për përdorimin e aspirinës. Ky ilaç ndihmon rrjedhën e gjakut nëpër artere. Si rezultat, pacientët me rrezik për blokim arteresh, shpesh rekomandohen nga mjeku të marrin cdo ditë një aspirinë me dozë të ulët. Dhe ndërsa studimet në fushën e aspirinës vazhdojnë, një studim i ri tregon se aspirina mund të ndihmojë edhe pacientët me kancer në zorrën e trashë.

Studimi i kryer mes 1 mijë e 300 pacientëve me këtë lloj kanceri tregoi se pacientët që morrën aspirinë 325 miligramëshe të paktën 2 herë në javë ishin 30 përqind më pak në rrezik të vdisnin nga kanceri në zorën e rtrashë, në krahasim me pacientët që nuk morrën aspirinë. Ky studim u krye në spitalin e përgjithshëm në Masaçusest mes pacientëve që kishin mesatarisht 11 vjet që ishin diagnostikuar me kancër në zorrën e trashë.

Por shkencëtarë të tjerë paralajmërojnë se përdorimi i asapirinës në doza të larta mund të shkaktojë dëme si në stomak, zorrë e tru, prandaj gjithmonë pacienti duhet të këshillohet me mjekun para marrjes së aspirinës.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: