Astrit Lulushi’s Blog

4 Shtator, 2009

Kanceri ne tru, menyra trajtimi

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 9:30 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

surgery2Vdekja kohët e fundit e senator Ted Kenedit i ka bërë shumë njerëz më të vetëdijshëm rreth kancerit në tru, veçanërisht atij malinj të quajtur glioma, i cili morri jetën e senatorit.

 Gliomat malinje janë llojet më të shpeshta të kancerit në tru. Pak pacientë mbijetojnë, 18 muaj pas diagnostikimit me këtë lloj kanceri.

Doktor Xhon Sampson i univeristitetit Duke thotë se arsyeja e një prognoze të tillë është se në kancerin në tru luajnë rol shumë lloje qelizash; për shembull një qelizë reagon ndaj kimoterapisë; një tjetër ndaj rrezeve, por qeliza e tretë nuk reagon ndaj asnjë lloj trajtimi. Kjo e bën kancerin në tru mjaft të vështirë për t’a trajtuar e jo më pastaj për t’a kuruar.

Kohët e fundit, shkencëtarët pranë universitetit Duke kanë filluar provat për një vaksinë e cila mund të ndihmojë sistemin imunitar të trupit të godasë qelizat e kancerit në tru. Provat e deri tanishme klinike kanë treguar se pacientët po mbijetojnë dy herë më gjatë sesa parashikohej. Madje ka pacientë që duke marrë një vaksinë në muaj kane mundur të mbijetojë 5 vjet me kancer  në tru.

Eksperimente po bëhen edhe me barna që bllokojnë furnizimin me gjak të qelizave kanceroze dhe si rrjedhim tumoret jane zvogëlohuar deri në 60 përqind.

Shumë mjekë thonë se përdorimi i kombinuar  i disa mënyrave trajtimesh menjëherë pas diagnostikimit do të jetë ndoshta metoda më e mirë për të luftuar kancerin në tru.

1 Koment »

  1. Astrit gjithmone pershendetje do te keshe bashke me stafin Tuaj per informacionet qe jep rreth shekncesh dhe shendetit.Pershendetje

    Koment nga Petrit — 7 Shtator, 2009 @ 11:06 pm | Përgjigjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: