Astrit Lulushi’s Blog

Shtator 4, 2009

Pajisje portative për skanimin e trurit

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 6:17 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

brainscopeNë raste të lëndimeve në kokë, njeriu ka vetëm një alternativë, që është vizita në spital për të përcaktuar shkallën e dëmit. Por tani, me zhvillimin e një pajisjeje portative për skanimin e trurit, kjo praktikë mund të ndryshojë, dhe madje në shumë raste mund të parandalojë edhe vdekje. Aktorja britanike Natasha Richardson ndodhej në kulmin e saj si në jetë edhe në karrierë. Ajo ishte bijë e aktores së njohur Venesa Redgrave, dhe bashkëshorte e aktorit me prejardhje irlandeze Liam Neeson. Por në moshën 45 vjeçare, Natasha vdiq nga një lëndim në tru, pas rrëzimit gjatë ecjes me ski.

Majkëll Singer është shef i qëndrës BrainSkope, pjesë e kompanisë America on Line. Singer thotë se një pajisje skanimi për  të cilën po punon kjo firmë, mund t’i kishte shpëtuar jetën aktores sepse do të kishte përcaktuar menjëherë shkallën e lëndimit në tru.

Aparate për skanimin e trurit sot mund të gjenden vetëm nëpër spitale. Ato janë të kushtueshme dhe kërkojnë teknikë të specializuar për përdorim. Por Singer thotë se pajisja e firmës BrainScope, e cila është ende në zhvillim e sipër, do të jetë portative, do të punojë me bateri dhe është shumë e thjeshtë për t’u përdorur.

Qëndra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve përllogarit se 1 presje 4 milionë njerëz pësojnë çdo vit lëndime traumatike në tru. Por ky numër mund të jetë më i lartë sepse shumë lëndime në tru kalojnë pa u diktuar dhe padiagnostikuar.

Doktor Dan Kohen thotë se numri i saktë i lëndimeve traumatike në tru vështirë të përcaktohet. Shumë njerëz pësojnë goditje a tronditje në kokë, ndjejnë trullosje për pak çaste, por kurrë nuk shikojnë tek mjeku për diagnostikim.

Doktor Kohen, ish mjek në Pentagon, tani punon si këshilltar shëndeti.  Ai thotë se diagnostikimi sa më i shpejtë i goditjeve në tru ka shumë rëndësi, sepse tronditje sado e vogël mund të bëhet shkak për dëmtim afatgjatë të trurit.

Doktor Kohen thotë se 20 përqind e ushtarëve amerikanë në Irak e Afganistan kthehen nga lufta me shkallë të ndryshme lëndimesh në tru. Ata shpesh nuk u kushtojnë rëndësi lëndimeve të lehta, më shumë për çështje kohe, sepse për një diagnostikim duhet shkuar në spital, dhe për këtë mund të duhet të shkëputesh nga puna që bën. Tani për tani nuk ka pajisje tjetër për skanimin e trurit, veçse aparateve të mëdhenj të instaluara nëpër spitale, dhe në terren, provat për të vlerësuar shkallën e lëndimeve në kokë janë si të thuash, primitive. Pacientit i kërkohet të numërojë gishat e dorës dhe vetëm kaq, thotë doktor Kohen.

Doktor Kohen thotë se është ende herët të flitet mbi vlerat e  pajisjes së re që po zhvillon firma BrainSkop, por kërkimet duken shpresëdhënëse. Ai e krahason pajisjen e re portative të skanimit të trurit me ato që përdoren nga ekipet mjekësore të ndihmës së shpejtë, që cilat vendosen në gjoksin e pacientit për të përcaktuar shkallën e rrezikut të ndonjë goditjeje të mundshme në zemër.

Ndërkohë, ekspertët pranë firmës BrainSkop vazhdojnë provat. Pajisja e tyre do t’i paraqitet për shqyrtim administratës së ushqimeve dhe barnave brenda një viti.

Reklama

1 Koment »

  1. kam nje problem me obsesionet dhimbje koke shperqendim total e shume probleme te tjera qe me shqetesojne u be kohe qe jam keshtu jam vizituar po asnje permirsim nese me ndihmonit me nje rrugezgjidhje per kete problem obsesiv qe ti fshij keto fiksacione nga kujtesa nje here e pergjithmone a ka nje rugezgjidhje se u cmenda fare do me ndihmonit jashte mase faleminderit pres nje pergjigje faleminderit

    Koment nga enzo — Janar 5, 2010 @ 9:10 pm | Përgjigjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: