Astrit Lulushi’s Blog

Shtator 23, 2009

Studime rreth trajtimit të goditjeve në tru

Filed under: Mjekesi,Shkence,Uncategorized — astritlulushi @ 4:36 am
Tags: , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

brain-1Goditje në tru do të thotë humbje e shpejtë e aftësisë së funksionit të trurit për shkak të ndërprerjes së furnizimit me gjak. Prandaj këshilla është kjo; nëse shikoni një njeri që pëson goditje në tru, lajmëroni menjëherë për ndihmë mjekësore.  Shenjat paralajmëruese të goditjes në tru shpesh shfaqen papritur. Ndër to përfshihen vështirësi në të ecur, dobësi veçanërisht në njërën anë të trupit, vështirësi në të parë dhe në të folur.

Edhe njerëzit që duken të shëndetshëm mund të pësojnë goditje në tru pa e kuptuar. Një studim para një viti me persona të shëndetshëm tregoi se 11 përqind e tyre kishin pësuar goditje në tru dhe nuk e dinin. Këto quhen edhe “goditje të heshtura”. Studimi, ku u përfshinë rreth 1 mijë persona, gjeti edhe një lidhje midis goditjes së heshtur në tru dhe rrahjeve jo normale të zemrës.

Në fakt janë dy lloj goditjesh në tru. Njëra quhet “ishemike” dhe ndodh kur një venë në tru bllokohet, ndërsa tjetra quhet hemoragjike dhe ndodh kur një venë gjaku në tru çahet. Njerëzit kanë më shumë gjasa të vdesin nga një goditje hemoragjike, sepse goditjet ishemike, mjekët janë në gjendje t’i trajtojnë me një lloj ilaçi të quajtur tPA, shkurt për “tissue Plasminogen Activator”. Ky ilaç ka aftësi për të holluar gjakun, duke e bërë atë më të rrjeshshëm.

Por ekspertët këshillojnë kundër përdorimit të ilaçit tPA nëse kanë kaluar më shumë se tre orë nga pësimi i goditjes. Mjekët shqetësohen se dhënia e këtij ilaçi gjatë një goditjeje në tru mund të shkaktojë hemoragji brenda trurit. Sipas tyre, se sa më e gjatë të jetë pritja aq më shumë të ngjarë ka që rreziku nga ky lloj trajtimi të jetë më i madh.

Por studimet e kohëve të fundit lënë të kuptohet se ilaçi tPA mund të jetë i efektshëm në shpëtimin e qelizave të trurit edhe 3 deri 4 orë e gjysmë pas goditjes.

Disa studime nuk kanë mundur të japin rezultate të qarta për të mbështetur trajtimin me tPA 3 orë pas goditjes në tru. Por kohët e fundit shkencëtarët morrën në shqyrtim rezultatet e 4 studimeve të mëdha rreth ilaçit tPA dhe pas një krahasimi të kujdeshsëm zbuluan të dhëna  në favor të përdorimit të ilaçit tPA. Ata thonë se  tPA përmirësoi 31 përqind shanset për trajtim të suksesshëm dhe nuk  solli ulje por as ngritje të numrit të vdekjeve. Rezultatet e studimit u botuan  në revistën mjekësore ndërkombëtare “Journal of Stroke”.

Në studim, shkencëtarë nga Belgjika dhe Gjermania punuan  me shkencëtarin Martin Landsberg të universitetit të Stanfordit në Kaliforni, ndërsa një tjetër shkencëtar punoi për një firmë që prodhon ilaçin tPA për përdorim në Evropë. Studimi u financua nga Instituti amerikan i Shëndetit.

Reklama

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: