Astrit Lulushi’s Blog

13 Tetor, 2009

Virusi dhe sindroma e lodhjes kronike

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 12:16 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

111Ende pak dihet mbi sindromën e lodhjes kronike, gjendje që karakterizohet nga dhimbje të muskujve, kuçeve dhe lodhje mendore e fizike. Por një studim i ri e lidh këtë çrregullim me një retrovirus. Sindroma e lodhjes kronike është pak-a-shumë e panjohur, por jo dhe aq e rrallë. 1 në 250 të rritur në SHBA preken prej saj . Është vlerësuar se vetëm 5% e pacientëve arrijnë të shërohen plotësisht prej këtij çrregullimi.

Ndërsa studiuesit ende nuk e dinë se çfarë e shkakton sindromën e lodhjes kronike, një studim i ri ka gjetur një lidhje të fortë mes saj dhe  virusit të quajtur XMRV.

Pas analizave të mostrave të gjakut nga 100 pacientë me syndromë të lodhjes kronike dhe nga 200 persona pa këtë sindromë, studiuesit gjetën se 66 përqind  e pacientët me lodhje kronike ishin bartës të virusit XMRV , kundrejt 4 përqind me këtë virus mes  personave pa këtë sindromë.

Shkencëtarët  arritën të përcaktojnë se tek pacientët ky virus provokonte një përgjigje imune , apo kundërpërgjigje a reagim të organizmit, që pasqyrohej me lodhjen.

Tani shkencëtarët e dinë se virusi është i pranishëm në shumicën e pacientëve me sindromën e lodhjes kronike, por ata thonë se më shumë kërkime nevojiten për të përcaktuar nëse virusi është shkaktari i mundshëm i vetë sindromës.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: