Astrit Lulushi’s Blog

20 Tetor, 2009

Acetaminopheni dhe vaksinat

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 2:27 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

vaccineEthet janë pjesë e reagimit normal  të trupit ndaj vaksinës. Të shqetësuar nga  efektet negative të etheve të vaksinës, shumë prindër u japin fëmijëve barna parandaluese  si Acetaminophen para ose menjëherë pas vaksinimit. Por një studim i ri tregon se ndërkohë që këto barna mund të pakësojnë ethet, ato mund të ulin edhe efektivitetin e vaksinës. Mes një grupi foshnjesh që morrën vaksina rutinë, ekspertët veçuan disa fëmijë për të marrë 3 doza ilaçi për pakësimin e etheve brenda 24 orëve të vaksinimit. Ata vunë re se për disa lloje vaksinash, përgjigja mbrojtëse e sistemit imunitar ishte shumë më e ulët tek fëmijët që morrën barna kundër etheve.

Rezultatet e studimit lënë të kuptohet se një ilaç për pakësimin e etheve që u dha fëmijëve para vaksinimit ose menjëherë pas vaksinimit, ndërhynte në reagimin e sistemit imunitar më shumë sesa kur ilaçi jepej më vonë kur fëmija kishte ethe.

Si rrjedhim, shkencëtarët arritën në përfundimin se prindërit nuk duhet t’u japin fëmijëve Acetaminophen para ose gjatë kohës së vaksinimit.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: