Astrit Lulushi’s Blog

20 Tetor, 2009

Kanceri i gjirit dhe vitamina D

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 2:20 pm

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

vitaminDGratë me kancer të gjirit kanë më shumë gjasa të kenë nivele të ulëta të vitaminës D, dhe kjo i vë ato në rrezik më të madh për pakësimin e masës së kockave dhe shtimin e frakturave. Një studim i ri tregon se marrja në doza të larta të vitaminës D shtesë çdo javë e ul këtë rrezik tek pacientet me kancer në gji.
Vitamina D, e gjetur në qumësht, vezë, peshk, dhe ekspozim në diell, dihet se luan  rol thelbësor në rritjen e qelizave, në forcimin e sistemit imunitar, si dhe në forcimin e kockave.

Gratë me kancer në gji kanë edhe më shumë gjasa të kenë nivele të ulëta të vitaminës D dhe kjo mund të ndikojë në humbje të përshpejtuar të masës së kockave duke shtuar rrezikun për thyerje e fraktura.

Shkencëtarët matën nivelet e  vitaminës D tek  166 gra që trajtoheshin kundër kancerit në gji. Ata vunë re se 70% e tyre kishin nivele të ulëta të vitaminës D. Për ato me kancerin e gjirit fazë të vonë, nivelet mesatare të vitaminës D ishin edhe më të ulëta.

Në mënyrë që të rrisin vitaminën D në një nivel normal në organizëm, grave të përfshira në studim i u dhanë doza të shtesë të vitaminës D më shumë se dhjetë herë mbi vlerën e rekomanduar për individë të shëndetshëm. Kur  këto doza të larta u dhane rregullisht çdo javë,  ato arritën të përmirësojnë nivelet e vitaminës D në organizëm.

Duke pasur parasysh këto rezultate, studimi rekomandon që gratë me kancer në gji duhet të këshillohen me mjekët e tyre për të rritur në mënyrë të kujdesëshme marrjen e vitaminës D, sepse marrja tej mase e kësaj vitamine mund të shkaktojë efekte toksike në organizëm.

1 Koment »

  1. si percaktohet vlera e v d

    Koment nga merita duka — 18 Dhjetor, 2009 @ 9:43 pm | Përgjigjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: