Astrit Lulushi’s Blog

27 Tetor, 2009

Diabeti dhe sëmundjet e zemrës

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 3:00 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

diabet2Sëmundjet e zemrës përbëjnë shkaktarin kryesor të vdekjeve në Shtetet e Bashkuara ku çdo vit regjistrohen mbi 400.000 goditje në zemër dhe tru. Rezultatet e një studimi  dy-vjeçar tregojnë se dy ilaçe jo  të kushtueshme kundër presionit të gjakut dhe kolesterinës, kur jepen së bashku janë të efektshëm për pakësimin e rrezikut të  goditjeve  në zemër.

Shkencëtarët vëzhguan rreth 70.000 pacientë me sëmundje të zemrës ose diabet  dhe çdo ditë për dy vjet i trajtuan ata një  grup ilaçesh që përbëhej nga lovastatin për uljen e kolesterolit dhe lisinopril për uljen presionit të gjakut.

Ata vunë re se në vitin pas trajtimit,  rreziku për goditje në zemër tek këta pacientë  u zvogëlua 60 përqind. Për shkencëtarët kjo kuptohet se trajtimi me këto dy barna kishin parandaluar mbi 1.200 sulme në zemër dhe goditje në tru.

Duke patur parasysh se 23 milionë amerikanë sot kanë diabet dhe më shumë të tjerë vuajnë nga sëmundje të zemrës, këto rezultate mund të vlejnë për shtimin e trajtimit me metoda të tilla në  të ardhmen.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: