Astrit Lulushi’s Blog

22 Dhjetor, 2009

ADN-ja e kancerit

Filed under: Biologji,Mjekesi,Shkence,Teknologji — astritlulushi @ 4:26 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Shkencëtarët britanikë thonë se kanë hartuar plotësisht kodin gjenetik për dy lloje kanceresh – kancerin e qelizave të vogla të mushkërive dhe melanomën, lloji më vdekjeprurës i kancerit të lëkurës. Të gjitha kanceret shkaktohen nga ndryshimet në ADN-në e qelizave. (more…)

Moti, ajri dhe krimet ndikojnë në lumturinë e njerëzve

Filed under: Kulture,Mjekesi,Psikologji,sociologji — astritlulushi @ 4:22 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Lumturia varet nga shumë faktorë, përfshi motin dhe financat. Një studim i ri tregon se amerikanët në pjesë të ndryshme të vendit nuk janë njësoj të lumtur dhe gjendja e tyre përcaktohet nga realitetet e jetës së përditëshme siç janë temperatura e motit, kohë gjatësia për të shkuar në punë dhe niveli i taksave. (more…)

15 Dhjetor, 2009

Nevojë për EKG për fëmijët atletë

Filed under: Uncategorized — astritlulushi @ 4:01 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Shtetet e Bashkuara janë përfshirë nga debatet nëse atletët e rinj duhet t’u nënshtrohen ekzaminimit të detyrueshëm shëndetësor për sëmundje në zemër, para se të merren me veprimtari sportive. Ndërsa një studim nga  disa mjekë  në Teksas ka arritur në përfundimin se të gjithë fëmijët, atletët apo jo, duhet të kontrollohen nga mjeku. (more…)

Qendrat e kujdesit intensiv, rrezik infeksionesh

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 3:57 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Qëndrimi në spital nën kujdes intensiv mund të jetë dy  herë i rrezikshëm. Një studim ku u përfshinë më shumë se 1 mijë spitale nga mbarë bota  tregon se rreth 15 përqind e pacientëve në kujdes intensiv marrin infeksione që shtojnë rrezikun e tyre për të vdekur. (more…)

8 Dhjetor, 2009

Barnat kundër diabetit dhe sëmundjet në zemër

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 3:09 pm
Tags: , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim mes pacientëve me diabet tregon se një grup ilaçesh kundër diabetit shton rrezikun e sëmundjeve në zemër. Por ekspertë të tjerë thonë se këto të dhëna janë paraprake, dhe nevojiten studime të tjera për të vërtetuar një pohim të tillë.  (more…)

Kanceri, të mbijetuarit dhe nevoja e kontrollit të vazhdueshëm mjekësor

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 3:04 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Përparimet dhe mënyrat e reja në fushën e trajtimit të kancerit  kanë bërë që sot gjithnjë e më shumë fëmijë t’a mbijetojnë këtë sëmundje. Por një studim i kryer nga instituti kombëtar amerikan i kancerit tregon se gjithnjë e më pak fëmijë që kanë mbijetuar kancerin, kur rriten vënë në rrezik shëndetin e tyre pasi nuk shkojnë rregullisht tek mjeku. (more…)

Jetëgjatësia – duhani dhe mbipesha

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 3:00 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Për vite, jetëgjatësia në Amerikë ka ardhur duke u rritur si rrjedhojë e pakësimit të pirjes së duhanit. Por shtimi i rasteve të mbipeshës trupore ka gjasa të kërcënojë këtë përparim në fushën e jetëgjatësisë.
(more…)

1 Dhjetor, 2009

Televizori pengon zhvillimin e të folurit

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim i kryer nga shkencëtarë pranë universitetit të shtetit  Nju Meksiko e lidh përdorimin e shpeshtë nga fëmijët të televizorit, video lojrave  dhe telefonit celular me shtimin e disa faktorëve negativë të shëndetit të tyre, përfshi sjelljet e dhunëshme, mbipeshën dhe përdorimin e drogave. (more…)

Ginkgo Biloba, jo dhe aq e efektshme

Filed under: Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 2:38 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Bima mjekësore Ginkgo Biloba (GINKGO) mendohet se nxit fuqinë e trurit. Por një studim i ri tregon se kjo bimë mjekësore nuk ndikon fare në uljen e rrezikut të goditjeve në zemër e në tru, por duket se mund të ndihmojë kundër sëmundjeve vaskulare periferike. Studime paraprake mbi ginko bilobën kishin lënë të kuptohej  se kjo bimë mund të luftonte sëmundjet e zemrës. Disa thonin se ginko biloba përmban  ankioksidant, ndërsa të dhëna të tjera tregonin se GINKGO mund të pakësojë rrezikun nga  koagulimi i gjakut.

Por sipas studimeve të reja nga Universiteti i Pitsburgut në Pensilvani, edhe marrja çdo ditë e gingko bilobës duket se nuk ndikon në rastet e sëmundjeve të zemrës.

Mjekët shqyrtuan më shumë se 3.000 njerëz mbi moshën 75 vjeç. Këta pacientë u ndanë në dy grupe; një grup për të marrë ginkgo biloba dhe grupi tjetër placebo, dy herë në ditë. Rezultatet treguan se mes dy grupeve nuk kishte dallime në rastet e sulmeve në zemër, tru, ose vdekje nga sëmundjet e zemrës.

Megjithatë, ngushtimi i enëve të gjakut në këmbë – gjendje e quajtur sëmundje vaskulare periferike ose PVD – ishte rreth dy herë më i shpeshtë në grupin e pacientëve që u trajtuan me placebo.

Sëmundja Vaskulare Periferike ose PVD mund të krijojë probleme të rënda për shëndetin.  Personat e prekur prej saj, shpesh kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjike e deri prerje gjymtyre për trajtimin e problemit.

Në Evropë, ginkgo biloba  përdoret tani për të luftuar sëmundjet periferike vaskulare, por ekspertët thonë se më shumë studime janë të nevojshme për të konfirmuar efektet e kësaj bime mjekësore dhe për të përcaktuar dozën e përshtatëshme të saj.

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.