Astrit Lulushi’s Blog

8 Dhjetor, 2009

Jetëgjatësia – duhani dhe mbipesha

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 3:00 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Për vite, jetëgjatësia në Amerikë ka ardhur duke u rritur si rrjedhojë e pakësimit të pirjes së duhanit. Por shtimi i rasteve të mbipeshës trupore ka gjasa të kërcënojë këtë përparim në fushën e jetëgjatësisë.
Gjatë pesëmbëdhjetë viteve të fundit, pirja  e duhanit është ulur 20 për qind — që do të thotë më pak sëmundje të zemrës, më pak raste të kancerit, dhe një jetë më të gjatë.

Por në të njëjtën kohë, rastet e mbipeshës trupore janë rritur 48 për qind, dhe sipas studimit të kryer nga ekspertë pranë universitetit të Harvardit, ky shtim i rasteve të mbipeshës, mund të ulë përfitimet e arritura si rrjedhim i pakësimit të pirjes së duhanit.

Sipas vlerësimeve shkencore,  një i ri tipik 18 vjeçar do të përfitonte një shtim jetëgjatësie prej 4 muajsh nga viti 2005 deri më  2020, nëse nuk pi duhan,  por do të jetonte një vit më pak nëse ishte mbipeshë.

Studimi parashikon se përmirësime në trajtimin mjekësor do të vazhdojnë të ndikojnë në shtimin e jetëgjatësisë, por këto përmirësimet do të ndjehen pak si pasojë e shtimit të  rasteve të mbipeshës. Ekspertë të tjerë thonë se pasojat negative të mbipeshës do të ndjehen veçanërisht në cilësinë e jetesës.

Njerëzit me peshë të tepërt kanë shkallë më të lartë të aftësive të kufizuara. Ata preken më shpesh nga  diabeti dhe sëmundjet e zemrës – çrregullime që i bëjnë ata të sëmuren në moshë të re dhe t’a kalojnë jetën në varësi të ilaçeve.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: