Astrit Lulushi’s Blog

15 Dhjetor, 2009

Qendrat e kujdesit intensiv, rrezik infeksionesh

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 3:57 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Qëndrimi në spital nën kujdes intensiv mund të jetë dy  herë i rrezikshëm. Një studim ku u përfshinë më shumë se 1 mijë spitale nga mbarë bota  tregon se rreth 15 përqind e pacientëve në kujdes intensiv marrin infeksione që shtojnë rrezikun e tyre për të vdekur. Vetëm personat që janë shumë të sëmurë pranohen në qëndrat e  kujdesit intensiv. Ata janë pacientë, sistemet imune të cilëve mund të jenë të brishtë, ose pacientë që mund të jenë në prag të vdekjes.
Studimi vëzhgoi brenda një dite të vetme më shumë se 1.200 qendra të kujdesit intensiv në 75 vende të botës.

Doktor John Marshall i universitetit të Torontos  thotë se përveç rrezikut të sëmundjes që i bën pacientët të mbahen në qendrat e kujdesit intensiv, kur shtrohen aty, ky rrezik rritet 50 përqind për shkak të infeksioneve që mund të marrin.

Doktor Marshall është një prej autorëve të studimit. Ai dhe kolegët e tij vunë re se më shumë se gjysma e 14 mijë pacientëve në studim u prekën nga infeksione ndërsa mbaheshin në pavione të kujdesit intensiv. Të dhënat tregojnë se rreziku i vdekjes për këta pacientë u shtua 50 përqind, vetëm për shkak të infeksionit të marrë.

Doktor Marshall thotë se 60 për qind të infeksioneve ishin në mushkëri dhe rrugët e frymëmarrjes, 20 për qind ishin infeksione në zorrë e stomak dhe rreth 15 për qind ishin infeksione në kanalin urinar. ”

Por dy rezultatet e tjera të rëndësishme dolën nga ky studim; pacientët të cilët qëndruan shtatë ditët në qëndrat e kujdesit intensiv kishin  të ngjarë të infektoheshin më shumë; dhe pacientët në vendet në zhvillim ishin më në rrezik të prekeshin nga këto infektime, në krahasim me pacientët në vendet e zhvilluara.

Autorët e studimit shpresojnë se këto rezultate do të ndikojnë në parandalimin e infeksioneve dhe menaxhimin më të mirë të qëndrave të kujdesit intensiv.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: