Astrit Lulushi’s Blog

22 Dhjetor, 2009

ADN-ja e kancerit

Filed under: Biologji,Mjekesi,Shkence,Teknologji — astritlulushi @ 4:26 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Shkencëtarët britanikë thonë se kanë hartuar plotësisht kodin gjenetik për dy lloje kanceresh – kancerin e qelizave të vogla të mushkërive dhe melanomën, lloji më vdekjeprurës i kancerit të lëkurës. Të gjitha kanceret shkaktohen nga ndryshimet në ADN-në e qelizave. ADN përmban informatat gjenetike të qelizave. Ky informacion ndryshon kur qelizat gradualisht ndryshohen nga normale në jo normale dhe që me kalimin e kohës shndërrohen në malinjë.

Shkencëtarët thonë se miliona jetë njerëzish do të shpëtoheshin nëse do të ishte i mundur zbërthimi i kodeve gjenetike të llojeve të kancereve.

Nëpërmjet analizave të gjakut tumoret mund të zbulohen në fazën fillestare dhe atëherë trajtimi do të ishte i suksesshëm. Dr Jeanny Aragon-Ching është onkologe në qëndrën mjekësore të universitetit George Washington. Ajo thotë se zbulim i shkencëtarëve britanikë është hap drejt një epoke të mjekësisë së specializuar, sepse për të trajtuar lloje të ndryshme të kancerit, përdoren lloje të ndryshme të barnash. Sa më shumë që mjekët t’a njohin mënyrën sesi zhvillohen qelizat kanceroze, aq më të saktë ata mund të jenë për t’i goditur këto qeliza.

Shkencëtarët britanik gjetën 30.000 gjene të ndryshuara ose mutacione në melanoma, një lloj i kancerit të lëkurës që është përgjegjëse për 75 për qind e vdekjeve nga kanceri i lëkurës. Ata gjithashtu gjetën 23.000 mutacione në kancerin e qelizave të vogla të mushkërive. Por jo të gjithë këto mutacione shkaktojnë kancer.

Mjekja Aragon-Ching thotë se është puna e mjekëve për të gjetur se cilët prej ketyre mutacioneve ndikojnë në zhvillimin e kancerit. Përfundimisht, shkencëtarët mund të jenë në gjendje për zbuluar e trajtuar qelizat para-kanceroze, dhe kështu të arrijnë të parandalojnë formimin e tumorëve vdekjeprurës. Por kjo ditë është ende larg.

Aragon-Ching, thotë se gjetja e një kure tingëllon shumë optimiste, por ajo që shkencëtarët shpresojnë është që me këto zbulime dhe të tjera që do të pasojnë, kanceri të shihet si sëmundje kronike e cila mund të trajtohet e shërohet.

Ashtu si presion i lartë i gjaku që mund të kontrollohet me ilaçe, kanceri mund të bëhet një sëmundje pa vuajtje. Shkencëtarët kudo në botë tani janë duke punuar për regjistrimin e të gjitha gjeneve që shkaktojnë kancer te llojeve te ndryshme. Në Shtetet e Bashkuara, shkencëtarët janë duke studiuar lloj kanceresh si në trur, ovare dhe pankreas.

Përveç kancerit të mushkërive dhe melanomës, shkencëtarët janë duke shqyrtuar edhe ADN-në e kancerit të gjirit, si dhe kancereve në mëlçi, gojë dhe stomak.

2 Koment »

  1. pershendetje
    kan nevoje te di per adenocarcinoma e mirediferencuar cfare kanceri eshte keshtu e shkruan biopsia .. nje mikja e ime ka bere operacion ca rectumi dhe ka dale me kete biopsi ju lutem me spjegoni per kete lloj biopsie cfare thote stadi II
    desha te di edhe per ca ne qafen e mitres cfare shenjash ka dhe se si mund te shkoj me tej kjo semundje ka dhembje …
    ju faleminderit dhe pres pergjigje …

    Koment nga eli — 6 Janar, 2011 @ 7:51 pm | Përgjigjuni

  2. jam diagnostikuar ne vitin 2010 me ceroze hepatike etilike virale me kryerjen e analizes hbv-dna 1 vit me vone nuk rezulton ky fakt a ekziston nje mundesi e tille pasi une vazhdoj kurimin kete vit kam prape te njejten analize.

    Koment nga jonus vranezi — 22 Prill, 2012 @ 12:46 pm | Përgjigjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: