Astrit Lulushi’s Blog

Dhjetor 22, 2009

Moti, ajri dhe krimet ndikojnë në lumturinë e njerëzve

Filed under: Kulture,Mjekesi,Psikologji,sociologji — astritlulushi @ 4:22 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Lumturia varet nga shumë faktorë, përfshi motin dhe financat. Një studim i ri tregon se amerikanët në pjesë të ndryshme të vendit nuk janë njësoj të lumtur dhe gjendja e tyre përcaktohet nga realitetet e jetës së përditëshme siç janë temperatura e motit, kohë gjatësia për të shkuar në punë dhe niveli i taksave. Sipas studimit, njujorkezët mund të duken të shkujdesur në përgjithësi, por në veçanti nuk janë të lumtur.

Në kontrast, banorët e Luizianës janë mjaft të kënaqur ndërsa amerikanët në pjesë të tjera të vendit janë aty midis – as të gëzuar dhe as të dëshpëruar.

Gjatë studimit, ekspertët krahasuan dy grupe të dhënash të grumbulluara me dy metoda të ndryshme anketimi. Sipas metodës së parë, njerëzve u kërkohej të përcaktonin sa të kënaqur ishin me jetën e tyre. Pastaj ekspertët shqyrtuan faktorët cilësorë të jetes, si përshembull sasinë e rreshjeve të shiut, nivelin e krimeve me dhunë, kohën që u duhej njerëzve për të shkuar në punë dhe shpenzimet në formë taksash për arsim dhe infrastrukturën rrugore.

Në fund doli se rezultatet nga këto metoda lidheshin me njëra tjetrën. Sipas të dhënave të studimit, botuar në revistën Science, njerëzët janë më të lumtur në shtetet ku cilësia e jetës është e lartë si në Luiziana, Havai dhe Alabama. Njujorkezët ishim më të palumturit, pasuar nga banorët e shteteteve Konektikat, Kaliforni, dhe Miçigan.

Ekspertët thonë se këto nivele të lumturisë mund të ndryshojnë. Për shembull niveli i lumturisë në Luiziana ishte matur përpara se ky shtet të prekej nga uragani Katrina. Por në thelb, studimi tregoi se moti me diell, ajri i pastër dhe niveli i ulët i krimeve prodhon shtetas të lumtur.

Advertisements

1 Koment »

  1. ME DUKET INTERESANTE KOMENTI MBI LUMTURIN E JETES DHE SHENDETI TE LIDHURA ME KOHEN DHE MIRQENDJEN E BESOJ SE KUR BIE SHI P.SH MUA ME HYPEN NJE MERZI DHE E BESOJ KOMENTIN TUAJ

    Koment nga SHKELQIM — Dhjetor 23, 2009 @ 2:53 pm | Përgjigjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: